Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Interi nuk gabon më

"S'ka lëshime si në të shkuarën ilani nisën keq, por kurrë nuk i dihet "

- Përgatiti: LEDIO NASE

Kishte me vete dy fanella të Ikardit dhe një të Perisiçit, si dhe veshjen e tij sportive. Luçiano Spaleti i ka vënë në ankand gjatë arkës së bamirësisë në kujtim të Rikardo Nerit dhe Alesio Ferramoskë­s (dy të rinjtë e akademisë së Juves të zhdukur tragjikish­t në liqenin e Vinovos). "Një ditë do ishin dy kampionë. Vazhdoj t'i mbaj në zemër, kujtimi i tyre më përcjell forcë". Trajneri zikaltër është gjithmonë i karikuar. Përqafon Antonjonin, shkëmben kompliment­e me Sempliçin... Më pas, zhytet në botën e Interit. "Kemi mbledhur 30 pikë në këtë fazë të parë të kampionati­t. Janë shumë dhe nuk ishte e lehtë. Si fillim nuk pata shumë mundësi për të zgjedhur, duhet të punoja me mjetet rrethanore. Duhej nxitur skuadra, klubi, tifozët. Kam më shumë variacion, e mund të vendos çfarë të mbaj e çfarë të lë. Kemi hedhur baza të rëndësishm­e dhe vështirë se do të kthehemi prapa".

Siç ka ndodhur disa herë në të kaluarën...

Shoh sytë e lojtarëve të mi. Kanë të gjithë dëshirën për të vazhduar ndërtimin e diçkaje të madhe. Kemi ndryshuar. Është një Inter ndryshe nga ai që është parë në të kaluarën që ka hedhur punën poshtë pas një serie pozitive.

Një Inter gati të synojë majat? Tashmë kemi mbetur pesë

skuadra në luftë në Serinë A. Roma është kthyer në formë pas një starti negativ, nga Lacio duhet pasur kujdes.

Po Milani?

Është nisur me një vonesë të madhe. Të papritur. Por, gjatë karrierës sime kam parë përmbysje të çuditshme. Unë vetë, në kohën kur mora drejtimin e Romës, kisha 5-6 pikë distancë me shumë skuadra. Në fund, pas fazës së parë, ishin ata që qëndronin 7-8 pikë larg nesh. ( Në vitin 2015-' 16, në fakt, Roma e Spaletit përmbysi në fazën e dytë 18 pikë diferencë pikërisht ndaj Interit).

Interi juaj është i avantazhua­r për mospjesëma­rrjen në Kupa?

Vërtet. Por shumë shpejt do ketë angazhime mesjavore në kampionat. Pra edhe neve do na duhet të angazhojmë lojtarë që sot luajnë pak, por të cilët nuk i kam harruar. Ndryshohen gjërat që nuk funksionoj­në dhe Interi në këtë moment po funksionon. A e patë reagimin në fund të ndeshjes me Torinon? Vetëm një grup me vlera i rebelohet humbjes, ashtu si bënë lojtarët e mi.

Një mendim për blerjet e reja?

Vesino e Borha Valero luanin të dy në Serinë A, ndaj e kisha të sigurt që do niseshin vrullshëm. Ndoshta dikush Borha Valeron nuk e priste në nivele të tilla. S'e kishin dalluar sesa vrapon. Ndërsa Shkrinjar është një kampion i pabesueshë­m. Ka personalit­et, qetësi. Edhe në momentet e vështira bën zgjedhjen e duhur.

Si ndihet Ikardi?

Ka një ënjtje në gju, por do përmirësoh­et. Nisi të vrapojë dhe këmba nuk pati fryrje. Shenjë e mirë.

Zhoao Mario kërkon më shumë hapësirë...

E njoh mirë. Nuk më habitën fjalët e tij, është e drejtë që dëshiron të jetë më shpesh titullar

dhe unë e konsideroj titullar. Por, kush ka luajtur në vendin e tij më ka dhënë shumë.

Në janar vjen Ramirez? Më pyesni mbi dëshirën e Zhoao Marios për të luajtur dhe tani më propozoni ardhjen e një tjetri që do t'i hiqte hapësirat portugezit. Doni të prish raportin me lojtarin tim?

Çfarë merkatoje do bëni atëherë?

Nëse do mund të përmirësoh­emi, mbetet për t'u parë. Nuk është e lehtë të gjenden lojtarë më të mirë se ata që kam në skuadër. Më mirë, tani po lumturohem që askush nuk e quan Interin me fat. Ndoshta

prej dhjetë shtyllave që kemi goditur.

Përse e përhapët hashtagun "pa ndalesa"?

Sepse duhet të ecim me hapin e kohës dhe të qëndrojmë në kontakt me pjesën që përdor rrjetet sociale.

Një mendim mbi Federiko Kiezën?

Shumë i fortë. Një prej të rinjve më të talentuar në qarkullim. Meritë e babait që i ka përcjellë karakterin e tij dhe shumë sjellje të mira. Për më shumë, nga Kieza më pëlqen fakti se ka gjithmonë skuadrën përpara syve. Nuk luan duke menduar vetëm për paraqitjen e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania