Panorama Sport (Albania)

Tremb Nojer, rrezikon edhe Botërorin

Rikuperimi jashtë parashikim­eve, Ter Shtegen e "kërcënon" në Kupën e Botës

-

Kapiteni i skuadrës së Bajernit, Manuel Nojer, i cili ka mbetur i dëmtuar dy muaj më parë në tendinat e këmbës, pritej të rikthehej në fillimin e muajit janar për të qenë gati në sfidën ndaj Bajern Leverkusen­it, në datën 12. Megjithatë, sipas të përditshme­s gjermane "Kicker", numri një i portës bavareze do të vonojë edhe më shumë për rikthimin, pasi është duke ecur me ritme tepër të ngadalta në fazën rikuperues­e. Madje, Manuel Nojerit do t'i duhet të ecë me paterica edhe një tjetër muaj, ndryshe nga se pritje prej ekipit mjekësor të kampionëve gjermanë. Në këtë mënyrë, stafi mjekësor i bavarezëve i ka rekomandua­r atij një autohemote­rapi për ta ndihmuar në rikuperimi­n e kapitenit bavarez. Thuhet se kjo fazë rikuperues­e është duke zgjatur më tepër nga se pritej si pasojë e një dëmtimi të pësuar dy herë në të njëjtin vend, çka e bën më të vështirë shërimin e Nojerit. Si rrjedhojë, mjekët e klubit të Bajernit thonë se numri një i portës bavareze duhet t'i nënshtrohe­t një autohemote­rapie, e cila shërben për të rritur imunitetin e trupit e të shpejtojë shërimin portierit. Kjo terapi është e përdorur në shumë fusha të mjekësisë dhe kryhet duke i marrë pacientit disa mililitra gjak, të cilat kalojnë në procesin e centrifugë­s. Pas këtij procesi, gjaku i injektohet pacientit në vendin ku ka ndodhur dëmtimi, në mënyrë që të forcojë sistemin imunitar dhe të shpejtojë rikuperimi­n e dëmtimit.

TER SHTEGEN- Portieri i kombëtares gjermane dhe skuadrës së Barcelonës ka arritur të vërtetojë se është një nga më të mirët në Europë duke kërcënuar numrin një të portës së "pancerave", Manuel Nojer, në Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet në Rusi. Ter Shtegen ka pasur një rëndësi të jashtëzako­nshme në skuadrën e Barcelonës si dhe në kombëtaren gjermane duke u kthyer në një prej portierëve më të besuar të trajnerit gjerman, Joakim Lëv. Duke qenë se Manuel Nojer ka kaluar shumë kohë larg stërvitjes si pasojë e dëmtimit, mediat spanjolle kanë zbuluar se Ter Shtegen mund të lërë jashtë Nojerin edhe në Kupën e Botës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania