Panorama Sport (Albania)

I refuzuan vizën, Godelli akuza federatës e shtetit

"Nuk humba unë, por Shqipëria #o të shpallesha kampion bote"

- ABDULLA DUSHKU

Peshëngrit­ësi i talen tuar shqiptar, Daniel Godelli, nuk ka mundur dot të përmbahet nga inati që ka me federatën dhe me shtetin shqiptar, të cilët nuk arritën dot ta pajisnin me vizë për në SHBA, ku do merrte pjesë në kampionati­n botëror që do të zhvillohet në Anaheim të SHBAve nga data 28 nëntor deri më 5 dhjetor 2017. Vetëm me një pretendim të Ambasadës Amerikane, ai është penguar duke u skualifiku­ar nga pajisja me vizë: "Nuk ka garanci kthimi". Kështu peshëngrit­ësit tonë i është mohuar e drejta e garimit në këtë turne botëror. Kjo ka shtuar më shumë "inatin" e kampionit të botës më 2014, duke nxjerrë vrerin e kësaj padrejtësi­e, duke shfrytëzua­r rrjetin e tij social "Facebook" nëpërmjet një statusi. Ja dhe deklarata e plotë e Daniel Godellit: "Jam sportisti, i cili ka marrë çdolloj medalje që ekziston në glob, por më mungonte titulli botëror, të cilin e fitova në 2014, por që ma hoqën më pas padrejtësi­sht, më mungon dhe medalja olimpike. Isha në formën që jo vetëm do të merrja medalje në Botërorin që do të zhvillohet në Amerikë, po do të tentoja rekordin botëror dhe nuk më jepet viza, sepse s'ka garanci që unë do të kthehem. Kam pasur oferta nga shumë shtete të botës që kur isha fëmijë dhe kurrë s'e kam çuar në mendje që të mund të ndërroj flamurin tim për hir

të atyre heronjve që kanë dhënë jetën për këtë flamur. Unë do isha i gatshëm në çdo sekondë të jetës sime të jepja jetën për këtë flamur e kurrë për karriget e cilitdo politikani apo drejtuesi aktual të federatës sime që flasin për flamur, ndërkohë që nuk dinë se ç'është sakrifica e një sportisti që vërtet lufton për flamur e jo për monedha që kurrë s'i kam kërkuar shtetit tim. Dola kampion Europe në Kroaci, në

një stil dhe le të dalë një njeri e të thotë që për atë medalje të artë në Europë unë kërkova ndonjë qindarkë. S'kam kërkuar kurrë asgjë, përveçse ato që më takojnë. Tani kërkova që të merrja pjesë në Botëror, ku unë të tregoja se kush jam, që nuk merr doping, po është vetë doping, doping i llojit që urrejtjen dhe pa korrektësi­në nga të gjithë këta njerëz e kthejnë forcën fizike dhe mendore, sepse unë s'kam nevojë për ampula apo kapsula, të jem ky që jam dhe të arrij gjëra që njerëzit thjesht nuk i perceptojn­ë dot. I them federatës sime që unë nuk humba sepse nuk u ngjita në pedan, as nuk dështova, por ju, ju humbët, ju mbani përgjegjës­i për këtë, jo unë. Duke theksuar që peshëngrit­ja për shumicën e njerëzve është sport i rëndë, e ndërkohë që për mua është si një lojë 'play station'. Turpi u ngelet juve si federatë e ju si shtet, të cilët s'doni një kampion bote, por doni njerëz që të vijnë për fushata dhe servilë, por jo, unë kurrë nuk mund të bëhem pjesë e një partie sado padrejtësi të më bëhen. Unë jam Daniel Godelli, ai që frikëson botën në profesioni­n e tij, po ju kush jeni?", me këtë pyetje e mbyll postimin e tij peshëngrit­ësi ynë. Godelli pretendont­e për një tjetër titull botëror në turneun amerikan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania