Panorama Sport (Albania)

Ekip sulmues dhe skemë e re, Panuçi jep..."gradat" e reja

-

Turqia ishte testi i parë i epokës "Panuçi". Jo se në katër ndeshjet e mëparshme nuk u duk dora e tij, por sepse aty mund të kishte alibi faktin që po vazhdonte punën e bërë nga trajneri De Biazi.

EKIP SULMUES - Ndeshjet e luajtura ndaj Spanjës dhe Italisë për eliminator­et e Botërorit ishin thjesht grimca për të treguar se si do të jetë e ardhmja me trajnerin Kristian Panuçi. Ekipi guxoi të luante në sulm, ashtu siç bëri edhe me Turqinë në pjesën e parë deri në momentin që ishte me numër të barabartë lojtarësh me kundërshta­rin. Ekipi sulmues nuk krijohet vetëm nga golat e shënuar, por nga mënyra e lojës me pasime dhe me qarkullim topi në qendër, daljet e shpeshta të dy lojtarëve të krahëve në zonën kundërshta­re, por mbi të gjitha nga moduli i përdorur. Trajnerët shpesh thonë se moduli dhe skema e lojës nuk është e vlefshme dhe se ajo që vlen, është mënyra se si interpreto­het nga lojtarët, por me Panuçin duket se ka shumë vlerë. Moduli ishte realisht një 4-3-3, ose 4-2-31 që varej nga pozicionim­i i Memushajt në fraksione të caktuara të lojës. Lojtarët e përzgjedhu­r për të bërë krahun (Roshi dhe Grezda) pëlqejnë shumë të shohin nga zona kundërshta­re, sidomos ky i fundit. Nuk është më Lenjani apo ndonjë mbrojtës i "sajuar" si mesfushor. Tani është një sulmues që do të ndihmojë edhe mbrojtjen. Lojtarët në mesfushë si Memushaj, Xhaka apo Lilaj janë nga ata që kanë "tru" dhe muskuj. Tani Shqipëria është më sulmuese se me De Biazin dhe ky është fakt, ashtu siç është fakt që do të pësojmë ndonjë gol më shumë, por edhe do të shënojmë.

"GRADAT" E REJA - Ndeshjet e para shërbejnë për të hedhur bazat e së ardhmes dhe Panuçi duket se i ka idetë e qarta. Të gjithë nxituan të vendosnin bast se cili mes Ajetit dhe Gjimshitit do të ishte pasardhësi i Lorik Canës në Kombëtare, por trajneri italian i nxori të gjithë "blof". Ai i ka dhënë besim Frederik Veselit në tri ndeshjet e fundit, ndërsa në fillim aktivizoi 2 herë si titullar Ajetin. Panuçi ka nisur të shpërndajë "gradat" e reja për lojtarët kuqezi dhe në mesfushë duket se i pazëvendës­ueshmi do të jetë Taulant Xhaka. Nga rebel me De Biazin, në të paprekshëm me Panuçin. Të tjerët pritet të alternohen, ndërsa Roshi dhe Grezda gjithashtu janë pjesë e boshtit të ri të skuadrës së Panuçit me Sadikun në majën e sulmit. Të vjetrit që nuk ndryshojnë janë Hysaj, Mavraj, Agolli (Panuçi po bën prova me Lenjanin dhe Alijin për të ardhmen), dhe Memushaj. Të rinjtë e afruar si Ajdareviç dhe Qaka dhanë shenja pozitive dhe ishin lojtarë jo vetëm taktikisht, por edhe teknikisht shumë të mirë. Gentjan Alinani

 ??  ?? Ajdareviç dhe Qaka
Ajdareviç dhe Qaka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania