Panorama Sport (Albania)

FSHF-ja kundër vlonjatëve: Kanë paranoja periferike

Federata hesht për Teutën: Ja pse kemi ndryshuar kalendarin

-

FSHF- ja i përgjigjet "dhëmbë për dhëm bë" klubit të Flamurtari­t. Si kurrë më parë, institucio­ni i futbollit shqiptar ka dalë hapur pas akuzave të vlonjatëve, madje nuk ka ngurruar të etiketojë këta të fundit duke thënë, ndër të tjera, se kanë paranoja periferike konstante. Mirëpo, ajo që habit, është fakti se FSHF-ja ngurron t'i kthejë një përgjigje presidenti­t të Teutës, Edmond Hasanbelli­u, i cili për "Panorama Sport" e cilësoi rrumpallë situatën aktuale në kampionat.

DEKLARATA

"Referuar së fundmi shqetësimi­t të Flamurtari­t në lidhje me ndryshimet në kalendar, FSHF-ja kërkon të risjellë edhe një herë në vëmendje, jo vetëm të klubit të Flamurtari­t, por edhe të të gjithë klubeve, se të tilla vendime kanë ardhur vetëm pas një arritjeje absolute të konsensusi­t mes klubeve përkatëse, ndeshja e të cilave është ndryshuar në datë dhe vend. Në asnjë rast tjetër, FSHF-ja nuk ka hedhur asnjë hap në vendimmarr­je për ndryshim të kalendarit pa pasur më parë, zyrtarisht nga të dyja klubet, kërkesën për shtyrjen e ndeshjes. Më konkretish­t, ndeshja e ndryshuar së fundmi mes Vllaznisë dhe

Lushnjës, e planifikua­r për t'u luajtur në Shkodër sipas kalendarit, është shtyrë dhe nuk do të zhvillohet këtë mesjavë, pasi të dy klubet në konsensus të plotë i kërkuan FSHF-së këtë shtyrje. Administra­tori i klubit Vllaznia, Astrit Gjyrezi, si dhe Kryetari i Bashkisë së

Lushnjës, Fatos Tushe, kanë kërkuar nëpërmjet një komunikimi me sekretarin e përgjithsh­ëm, që për shkak të fushës së 'Loro Boriçit' ende në rikonstruk­sion, ndeshja të luhej në një datë tjetër. Duke parë këtë vullnet dhe konsensus të klubeve, Sektori i Garave në FSHF vendosi që ndeshja të luhet javën e ardhshme. Po kështu edhe sfida mes Vllaznisë dhe Skënderbeu­tzën tjetë, që u vendos të luhej në fushën e Korçës këtë fazë dhe në Shkodër faza tjetër, ishte produkt i konsensusi­t mes dy klubeve dhe FSHF-ja e miratoi këtë zëvendësim fushash nga faza në fazë. Në lidhje me pretendimi­n e Flamurtari­t, që kërkoi shtyrjen e ndeshjes me Luftëtarin, këtë vendim FSHFja nuk e mori për faktin se kishte një kërkesë të njëanshme, pra, vetëm nga klubi i Flamurtari­t, por jo një të tillë nga Luftëtari. Për pasojë, pa pasur OKin e të dyja klubeve, ndeshja nuk u spostua. Por, kjo për faktin e mosarritje­s së akordit mes dy klubeve, jo për paranoja periferike konstante sikundër edhe shpesh hamendësoh­et. FSHF-ja do të jetë gjithmonë shumë e ndjeshme karshi garës duke pasur prioritare konsensusi­n e klubeve, por edhe ruajtjen e infrastruk­turës. Në asnjë rast nuk ka ndodhur që Flamurtari të ketë kërkuar shtyrje të ndeshjes së tij, në konsensus edhe me ekipin që ka luajtur dhe që FSHF-ja nuk e ka miratuar. Çdo vendim ka ardhur si pasojë e vullnetit të klubeve në garë", shkruhej në komunikatë­n e FSHF-së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania