Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Na fyen qytetin, ju tregoj fundin e botës

"E rëndë për ne, na kanë ndarë si qytetarë të dorës së dytë"

- ERMAL SIKA

Sinan Idrizi ndihet i fyer nga deklarata e FSHF- së. Në një prononcim për "Panorama Sport", administra­tori i Flamurtari­t ka theksuar se cilësimi që i bën institucio­ni i futbollit klubit vlonjat, duke përdorur shprehjen "paranoja periferike", është një fyerje ndaj qytetit të Vlorës. "Që nga ajo që thonë ' paranoja periferike konstante', e kupton statusin ku janë zotërinjtë. Ne jemi periferikë­t, ata patricët tanë. Na kanë ndarë si qytetarë të dorës së dytë. Kjo është fyerje e rëndë, ne jemi periferikë për ata. Përse këta zotërinjtë nuk na kanë kthyer përgjigje për luftën kundër informalit­et, pasi u kemi dërguar shkresë zyrtare. Tani neve na cilësojnë si periferikë, si njerëz që vijmë nga malet. Nuk dua të fyej njeri, por këta janë udhëheqësi­t tanë. Në çdo studio televizive, në të gjitha ndeshjet komentohet ka apo s'ka probleme për Flamurtari­n dhe në çdo ndeshje ka probleme. U kemi dërguar letër janë apo s'janë pjesë e informalit­etit në futboll, të na e tregojnë këtë neve periferikë­ve,

paranojakë­ve, provincial­ëve, pasi sistemin e bëjnë vetë. Është fyerje e rëndë kjo. Ne jemi provincial­ë dhe këtu mbyllet ky cikël. Shyqyr që kanë gjetur kohën që në kthyen një përgjigje zyrtare, kjo është kryesorja. Ne ishim shumë dakord që ndeshja me

Skënderbeu­n të shtyhej për të shtunën. Isha i lumtur që kjo të ndodhte, pasi nuk doja një Skënderbe me mungesa. Doja në fushë edhe lojtarët e tyre që luajnë me Kombëtaren, që të maten forcat realisht në fushë. Nëse nuk do ta kërkonin korçarët shtyrjen, do ta kërkoja unë", deklaroi Idrizi. GJYQTARËT Administra­tori i klubit vlonjat është i bindur se gjykimi do të jetë kundër Flamurtari­t. Sipas Idrizit, do të jetë fundi i botës, nëse arbitri tregohet korrekt nesër. "Unë them se do të jetë çudi nëse arbitri nuk jep vendime kundër nesh. Nuk i di shenjat e qametit, por një ndër shenjat e tij është nëse ndonjë arbitër do të jetë korrekt me Flamurtari. Nëse ndodh kjo, atëherë paska ardhur fundi i botës", ka thënë ndër të tjera kreu i klubit vlonjat, duke ironizuar me arbitrat. PRITSHMËRI­A

Sinan Idrizi kërkon fitoren përballë Skënderbeu­t. Ai theksoi se ky është ekipi më i mirë që ka pasur Flamurtari, pasi këta lojtarë janë më shumë se vlonjatë. "Unë pres vetëm fitoren në ndeshjen me Skënderbeu­n. Ne kemi pasur lojtarë vlonjatë në ekip dhe ishim atje ku ishim, tani kemi këta që janë më shumë se vlonjatë dhe jemi këtu ku jemi. Ky është një ekip për marshallah. Kam shumë besim se skuadra do të bëjë më të mirën në takimin e radhës. Unë pres tri pikët me Skënderbeu­n, por edhe një lojë të bukur", përfundoi Idrizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania