Panorama Sport (Albania)

Frikë nga incidentet, masa ekstreme në Vlorë

-

Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Flamurtari-Skënderbeu, që do të luhet nesër në orën 17:00 në stadiumin e Vlorës. "Panorama Sport" mëson se do të ketë forca shtesë policore në ndeshjen e së enjtes. Burime pranë Policisë së Vlorës bëjnë me dije se për këtë takim do të jenë të pranishëm në stadium, veç forcave të saj, edhe nga FNSH, por edhe nga policia e Fierit. Edhe klubi vlonjat, përmes një letre të dërguar në drejtorinë e Policisë, ka kërkuar mbarëvajtj­e sa më të mirë të këtij takimi, duke ditur rivaliteti­n mes dy ekipeve dhe tifozërive. Pak vite më parë klubet kanë pasur raporte të ftohta mes tyre, që ka ndikuar direkt në mbarëvajtj­et e ndeshjeve. Megjithatë, në këto tri sezonet e fundit gjithçka ka shkuar mirë, nisur edhe nga masat e marra nga policia. Zakonisht tifozët korçarë kanë qenë të paktë në transfertë­n vlonjate, ndërsa deri dje nuk ka pasur ndonjë konfirmim nëse do të jenë të enjten në stadiumin "Flamurtari" për të mbështetur Skënderbeu­n. Gjithsesi, masat pritet të jenë ekstreme nga policia, nisur edhe nga frika e ndonjë incidenti të mundshëm gjatë ndeshjes. E.S.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania