Panorama Sport (Albania)

Lika: Lojtarë&e ua kam bërë të #artë si munden durrsakët

-

Luftëtari pret sot në shtëpi Teutën dhe të gjithë shpresojnë që ta nisin me fitore fazën e dytë e të kampionati­t. Durrsakët, të drejtuar nga trajneri Gugash Magani, i shkaktuan humbjen e parë gjirokastr­itëve në këtë sezon, në takimin e luajtur në "Niko Dovana". Ndërsa sot këta të fundit vijnë përballë Teutës me Hasan Likën në kullën drejtuese, i cili i bie të jetë përballë të shkuarës. Si një ish- trajner, pa dyshim njohës i mirë i kampionati­t shqiptar, aktualisht trajner i Luftëtarit, Lika beson te të tijtë, gjë të cilën e shprehu në konferencë­n e djeshme për shtyp. "Në përgjithës­i, skuadra është përgatitur si zakonisht. Pas fitores me Lushnjën kemi vazhduar punën për ndeshjen me Teutën, një kundërshta­r i fortë që, pavarësish­t rezultatev­e, ka qenë pranë fitores, por rezultatet i kanë munguar. Koha që kemi pasur në dispozicio­n, përkon me përgatitje­t për të përballuar me sukses një ndeshje të fortë. Ne jemi me më shumë optimizëm e besim dhe këto shpresojmë t'i realizojmë nesër ( sot) në fushën e lojës", u shpreh fillimisht trajneri Lika. I pyetur nga "Panorama Sport" lidhur me strategjin­ë fituese ndaj ishskuadrë­s së Teutës, pjesë e së cilës Lika ka qenë në disa sezone, ai u shpreh: "Teuta është një skuadër që kërkon gjithmonë të fitojë, si brenda fushës së saj, ashtu dhe jashtë, dhe këtë e tregon mënyra se si luan. Ashtu siç e theksova, Teuta ka qenë shumë më pranë golit edhe në ndeshjet kur ka humbur, por s'kanë pasur fatin e duhur, siç thuhet rëndom në gjuhën e futbollit. Durrsakët i Trajneri Hasan Lika gjatë ditës së djeshme, për më shumë se 45 minuta ka zhvilluar një analizë teorike me ekipin për takimin e sotëm. Në analizë Lika u ka shpjeguar të tijve disa module dhe skema taktike që kundërshta­rit do t'i imponohet Luftëtarit. Nga sa mësohet, trajneri Lika, duke njohur mentalitet­in e skuadrës durrsake, u ka kërkuar bluzinjve përqendrim total, ku nuk duhet të humbasin vëmendjen për asnjë çast, nisur nga fakti se Teuta është e rrezikshme me kundërsulm.

kam drejtuar për disa vite, kam mendime shumë të mira për skuadrën, por të mërkurën natyrisht ne jemi kundërshta­rë. Futbolli dhe sporti kërkon gjithmonë se aty ku luan, të kërkosh fitoren". Ndërsa, i pyetur për gjendjen e skuadrës dhe formën fizike, trajneri i Luftëtarit shtoi: "Nuk kemi ndryshime, pak a shumë formacioni është i njëjtë si me Lushnjën. Të gjithë futbollist­ët gëzojnë formë të mirë, nuk kemi probleme dëmtimesh. Rroca dhe Toledo janë të gatshëm, bashkë me të tjerët. Mendoj të zgjedh formacioni­n më të mirë për të përballuar çdo kundërshta­r". Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania