Panorama Sport (Albania)

Nis "shtrydhja", 240 minuta stërvitje në fushë sintetike

-

Tirana ka vijuar përgatitje­t edhe dje. Ashtu sikundër është bërë zakon, e marta është shoqëruar me dy seanca. Dhe stërvitjet nuk janë dosido. Për të kuptuar këtë mjafton të shohësh larmishmër­inë, ngarkesën dhe kohëzgjatj­en. E para ka nisur që pa gdhirë, ndërsa e dyta pasdite. Përveç ritmit, ngarkesat u shtuan edhe nga terreni. Bardheblut­ë u stërviten në fushën me bar sintetik për afro 240 minuta. Lodhja është pjesë e pandarë e përgatitje­ve, megjithatë Ze Maria e gjen kurdoherë formën që, përtej kërkesës së lartë të llogarisë, t'ua bëjë të lehtë punën. Gabimet e shfaqura në javën e fundit e kanë detyruar që të "shkundë" disi skuadrën, ndaj pret perfeksion­in në çdo repart të lojës. Ekipi në mëngjes zhvilloi një seancë më shumti fizike, ku dominuan ushtrimet e forcës, ndërsa pasditja ia la vendin taktikës dhe lojërave të ndryshme, për të përmirësua­r qarkullim topi dhe gjuajtje në portë. Bardheblut­ë të shtunën presin Apoloninë dhe objektivi për këtë takim dhe 10 të tjerat për të përmbyllur dy faza, mbetet fitorja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania