Mziu sfidon Besën: S'na tremb
"Kavajasit janë një skuadër tradite, por objektivat që kemi nuk na lejojnë hapa falsë"
Krutanët nuk njohin pushime, por vi jojnë në normalitet të plotë përgatitjet për ndeshjen e radhës, të cilën do ta zhvillojnë në transfertë ndaj Besës. Në këtë përballje kontingjenti i skuadrës do të jetë i plotë, pasi rikthehet edhe mesfushori Sokol Mziu, i cili në ndeshjen e javës së kaluar ishte i pezulluar me kartonë. Në prononcimin e tij për "Panorama Sport", lojtari i krutanëve flet për ecurinë e deritanishme, synimet, por edhe sfidën e fundjavës ndaj Besës.
ECURIA - "Mendoj se kemi bërë ndeshje të mira sepse flasin pikët që kemi grumbulluar deri më tani. Nga java në javë po konsolidohemi, pasi ende nuk jemi në 100%, e përgjithshmja është e mirë, por ka vend për përmirësim akoma", është shprehur futbollisti, i cili është një nga pikat e forta në formacionin e skuadrës
STATISTIKA krutane që kryeson edhe grupin.
VAZHDIMËSIA - Por, ajo që është me e rëndësishme te Kastrioti lidhet me vazhdimësinë dhe objektivin e skuadrës për të ruajtur ecurinë. "Ne do të mundohemi të bëjmë detyrën, të futemi në ç'do ndeshje për ta fituar atë, çka na bën të thellojmë edhe diferencën e pikëve me ndjekësit. Struktura e kampionatit nuk na lejon të largohemi shumë nga ndjekësit, çka na detyron të fitojmë çdo ndeshje", tha lojtari.
NDESHJA - I pyetur në lidhje me sfidën e fundjavës ndaj Besës, mesfushori shprehet: "Besa ka një emër të madh edhe një ekip shumë të mirë që ne e respektojmë, por do të shkojmë në Kavajë
DEKLARATA për të treguar se e meritojmë vendin e parë dhe synimi i vetëm do të jetë marrja e tri pikëve, e theksoj se do të jetë një ndeshje shumë e luftuar, por ne futemi vetëm për fitore në çdo ndeshje", pohoi futbollisti. Ndërkohë krutanëve po u shtohet tifozëria dhe kjo është diçka mjaft pozitive. Mziu e cilëson si pjesën më të rëndësishme për një ekip mbështetjen nga tifozët: " Normalisht që tifozëria është pjesa më e rëndësishme për një ekip, aq më tepër për një skuadër me pretendime. Do të doja që t'u bëja thirrje në emër të të gjithë ekipit që të jenë sa më të shumtë në mbështetje të skuadrës sepse janë një motivim shumë i madh për ne!", ka përfunduar Mëziu.