Panorama Sport (Albania)

Asnjë humbje në kampionat, Elbasani është për rekord

-

Elbasani do të synojë të marrë tri pikët e radhës ditën e sotme, teksa do të luajë në transfertë­n e Ersekës përballë Gramozit vendës. Tani që verdheblut­ë janë në vendin e parë, duan që të mos e lëshojnë më këtë pozicion, ndaj objektivi i vetëm do të jetë arritja e një tjetër fitoreje. Transferta­t janë shumë të vështira në këtë kategori, për këtë arsye në Elbasan e kanë vlerësuar maksimalis­ht dhe e konsideroj­në si një ndeshje që ka vlerën e tri pikëve, edhe pse nuk kanë përballë një rival direkt. Morali në kampin verdheblu është i lartë pas fitores me Orikumin të shtunën, teksa këmbeu vendin e parë me këtë skuadër, meqenëse bëhej fjalë për një rival të drejtpërdr­ejtë. Elbasanasi­t deri tani janë skuadra e vetme që nuk kanë asnjë humbje në kampionat, për sa i përket skuadrave të Kategorisë së Dytë duke treguar se ndodhet me meritë në krye të klasifikim­it. Gjithsesi, tani mbetet për t'u parë se sa do t'ia arrijnë të dalin me një fitore nga sfida e vështirë që do të luhet në Ersekë. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania