Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja, Superiorja kalon nga përballja me Korabin

-

Besëlidhja do të kërkojë autokritik­ën në ndeshjen e radhës ndaj Korabit, ndërkohë që trajneri Lani do të ketë nën urdhrat e tij edhe sulmuesin Oumar Kamara, i cili mungoi një javë më parë për shkaqe kartonësh. Për "Panorama Sport", Kamara është shprehur: Lëvizjet që janë bërë në skuadër, ku në krye të stolit ka ardhur zv/ trajneri Lani, për ne si futbollist­ë nuk kanë shumë rëndësi. Humbja që na shkaktoi Kastrioti në fushën e tij, nuk duhet dramatizua­r, por analizuar thellë, kjo për të nxjerrë mësime e jo përgjegjës­i, pasi tashmë gjithçka ka kaluar dhe nuk rikthehet. Tani të gjithë vëmendjen e kemi të drejtuar te ndeshja ndaj Korabit, e cila është shumë e rëndësishm­e dhe në mendoj se rezultati i saj është vendimtar për objektivin tonë të ngjitjes apo mbijetesës. Unë besoj se do të dalim me fitore nga kjo përballje dhe të gjithë futbollist­ët janë duke dhënë maksimumin në seancat stërvitore", u shpreh lojtari nga Guinea, Kamara. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania