Panorama Sport (Albania)

Hoxha, thirrje ekipit: Të ndalim vrullin krutan!

"Fakti që Kastrioti është në krye na motivon"

- FERIZ FERIZAJ

Eardhur pas dy hum bjesh, sidomos asaj në Kavajë përballë Egnatias, e më pas ndaj Vllaznisë B, Besa nuk ka zgjidhje tjetër përveç arritjes së fitores këtë fundjavë. Kastrioti me meritë ndodhet në krye të klasifikim­it, por për qendërmbro­jtësin Erand Hoxha ky fakt vetëm sa nxit më shumë egon e Besës. "Kastrioti nuk qëndron më lart se ne, por ndryshe nga Besa, krutanët kanë gabuar më pak e sidomos në shtëpinë e tyre. Këtu qëndron dallimi real mes nesh. E vlerësojmë Kastriotin për pikët që ka në tabelën e klasifikim­it dhe lojtarët që përbëjnë organikën. Qenia e tyre në krye të tabelës na motivon më shumë në sfidën direkte", ka thënë Hoxha në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport".

PËRGATITJE­T - Erand Hoxha që së bashku me Mihanin, Kajën, Perjen, Dukën e Morinën, mbajnë peshën kryesore në ekip, pritet që të drejtojnë ekipin drejt suksesit në takimin e radhës. "Vijmë pas dy humbjesh që mund t'i cilësoj plotësisht të evitueshme, por që tani janë fakt i kryer. Në këto kushte po punojmë fort në vigjilje të përballjes ndaj Kastriotit. E thashë edhe më lart që kemi vlerësim maksimal për Kastriotin. Po përgatitem­i në të gjitha drejtimet që përballë krutanëve të bëjmë më të mirën. Në kushtet që ndodhemi objektivi i vetëm i yni mbetet fitorja, pasi çdo rezultat tjetër do shkëpuste edhe më Kastriotin në krye të tabelës. Jemi të detyruar të fitojmë, por që të merret trepikëshi, kërkohet përqendrim dhe minimizim i gabimeve. Them kështu, pasi dy humbjet me Egnatian e Vllazninë nuk erdhën se çaluam në lojë, por nga gabimet që bëmë. Shpresoj që ndaj Kastriotit të jenë gabime më të pakta, pasi kundërshta­ri mund të na ndëshkojë', ka mbyllur Hoxha. Ndeshja ndaj krutanëve do të luhet të dielën në stadiumin "Besa" dhe numri i tifozëve parashikoh­et që të jetë i madh. Kjo edhe për faktin se tifozët verdhezinj nuk kishin mundësi të ndiqnin takimin ndaj Egnatias javën e shkuar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania