Panorama Sport (Albania)

Kapelo dhe Saki: Ja pse dështoi Italia

“Ide të paqarta dhe pak cilësi bëri kombin të qajë”

-

Mbase ka humbur shpirti luftarak i së kaluarës, stili i tyre i lojës mund të jetë i vjetruar, por mbi të gjitha nuk duket të ketë aq shumë cilësi në grup, sa të mund të bëjë diferencën. Pa dyshim që edhe zgjedhja dhe idetë e trajnerit, si dhe plani i federatës janë dy faktorë që ndikojnë jo pak, sepse fundja, ashtu siç u mendua që në fillim, Xhampiero Ventura nuk ishte një fitimtar si Antonio Konte apo Karlo Ançeloti, por një trajner që në karrierën e tij nuk ka fituar asgjë, pasi "trofetë" e tij kanë qenë më së shumti mbijetesat dhe ndoshta, edhe kjo është ajo që vuajti Italia. Më në detaj, ajo që stonoi ishte edhe një grup i plakur, ndonëse me shumë profesioni­stë të vërtetë, por që mosha në futboll nuk fal askënd dhe pasojat janë ato që u vuajtën ndaj Suedisë. Stili i lojës dhe idetë për të lexuar një kundërshta­r është faktori më i rëndësishë­m dhe këtë barrë duhet ta mbajë Ventura dhe askush tjetër, dorëheqja e të cilit është e detyrueshm­e. Të paktën është ky mendimi i dy specialist­ëve dhe ikonave të pankinave italiane si Arrigo Saki dhe Fabio Kapelo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania