Panorama Sport (Albania)

Gruaja e Volfart: Myler, i lumtur për rikthimin

-

Dy ditë më parë, klubi i kampionëve gjermanë ka rikthyer në Mynih një prej ikonave të mjekësisë, doktorin Myler Volfart në krye të stafit mjekësor. Gjatë ditë së djeshme, bashkëshor­tja e doktorit 75-vjeçar, Karin-Myler Volfart, ka zbuluar gëzimin që ajo dhe doktori kanë përjetuar për lajmin e rikthimit, si dhe ka folur mbi largimin e tij në vitin 2015, si pasojë e ish-trajnerit Pep Guardiola. Sa i përket rikthimit, Karin Volfart tha se: "Bashkëshor­ti im ka qenë i lidhur ngushtë për 40 vite në klubin e Bajernit. Rikthimi i tij ka qenë lajmi më i lumtur për të dy ne". Lidhur me largimin e Myler Volfart nga Bajerni në 2015-ën, Karin tha: "Largimi nga Bajerni në 2015-ën e ka prekur tej mase. Edhe pse nuk e ka shfaqur këtë trishtim publikisht, e shihja se ndjehej shumë keq që hoqi dorë nga skuadra, të cilës i kish kushtuar jetën".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania