Panorama Sport (Albania)

Sekretet e Klopit, i lejonte lojtarët të shkonin të dehur te Dortmundi

Hënesi e refuzoi në 2008-ën dhe trajneri u fut në stres

-

Në biografinë e re të trajnerit gjerman të skuadrës së Liverpulit, Jurgen Klop, është zbuluar edhe prapaskena si është refuzuar në momentet e fundit për të zëvendësua­r trajnerin e skuadrës së Bajernit, Otmar Hicfeld, në vitin 2008. Në biografinë e Klop thuhet: "Ishte data 9 janar e vitit 2008 dhe Jurgen Klop po fliste në telefon, dëgjohej teksa kthente përgjigje pohuese dhe të shkurtra. Nga ana tjetër e telefonit ishe menaxheri i klubit të kampionëve gjermanë, Uli Hënes". Gjatë kësaj bisede, Hënes i ka treguar Jurgen Klop se ai ishte një nga dy opsionet e Bajernit për të zëvendësua­r trajnerin aktual, Otmar Hicfeld. Në bisedë Hënes ka thënë: "Kemi dy opsione për të zëvendësua­r Otmar Hicfeld. Njëri prej tyre je dhe ti. A do ta shihje veten si trajner të Bajernit?" Menjëherë Jurgen Klop i është përgjigjur i ndrojtur duke thënë: "Po, mund të flasim për këtë". Mirëpo, dy ditë më vonë, menaxheri i Bajernit, Uli Hënes, e telefonon sërish Jurgen Klopin e i jep një lajm të keq: "Kemi zgjedhur një tjetër Jurgen". Në këto momente, Klop habitet dhe pyet: "Cili është Jurgeni tjetër?" Këtu Hënes i thotë: "Jurgen Klinsman".

Gjatë biografisë së trajnerit gjerman, Jurgen Klop, janë zbuluar edhe disa prapaskena, të cilat i përkasin periudhës teksa ai drejtonte skuadrën e Dortmundit. Në biografinë e tij ka folur edhe mesfushori Ilkai Gyndogan, i cili ka thënë: "Në Dortmund dilnim shpesh mbrëmjeve si skuadër dhe na ndodhte që të pinim shumë dhe të shkonim edhe të dehur të nesërmen në stërvitje. Mirëpo, deri atëherë Jurgen Klop nuk e kishte kuptuar diçka të tillë. Në fundjavë kishim derbin me skuadrën e Bajernit, në të cilin arritëm të fitojmë me rezultatin 2- 0. Pas ndeshjes, Klop na tregoi se e dinte që ne kishim dalë gjatë javës dhe ishim dehur, por, nëse ne do të kumbisnim ndaj skuadrës bavareze, do të kishim parë ndëshkimin më të tmerrshëm në historinë e futbollit nga trajneri ynë". Gjithashtu, në biografinë e trajnerit është përmendur se këto situata kanë qenë ato, të cilat kanë shërbyer në forcimin e marrëdhëni­es mes trajnerit dhe lojtarëve të skuadrës së Dortmundit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania