Panorama Sport (Albania)

Papin: Riberi largohet këtë verë

-

Mesfushori francez, Frank Riberi, ka arritur të mbushë plotë dhjetë vite në skuadrën e kampionëve gjermanë duke u kthyer në një prej ikonave të këtij klubi. Por, tanimë që francezi ka mbushur moshën 34-vjeçare, një epokë e re po vjen për skuadrën e Bajernit, të cilës nuk do t'i përkasë më as mesfushori francez, sipas një prej legjendave të klubit bavarez, Zhan- Pier Papin. Kontrata e mesfushori­t Frank Riberi është e vlefshme deri në verën e vitit 2018, kur sipas legjendës franceze, Papin, thuhet se ai do të jetë edhe momenti i fundit, në të cilin Frank Riberi do të ketë mundësinë të luajë për skuadrën e kampionëve gjermanë. Gjatë një interviste ditën e martë, Zhan-Pier Papin ka thënë: "Problemi me mesfushori­n Frank Riberi është se për momentin është i dëmtuar dhe do t'i duhet mjaft kohë që të arrijë në formën e mëparshme. Nëse ai do të ketë ende probleme pas rikthimit në skuadrën e Bajernit, mendoj e ai duhet të shqetësohe­t për të ardhmen e tij në Mynih. Ndaj them se në fundin e sezonit aktual, Frank Riberi do ta mbyllë karrierën e tij në skuadrën bavareze".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania