Panorama Sport (Albania)

Gjermania zhgënjen Francën

Goli i Lars Shtindl shpëton "pancerat" në miqësoren me ekipin e Deshamp

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Përballja miqësore mes kombëtares gjermane dhe asaj franceze, e cila u luajt në stadiumin e Këlnit "Rhein Energie Stadion" ka përfunduar me barazimin 2-2. Vendësit, e drejtuar nga tekniku gjerman Joakim Lëv (ka qenë ndeshja e 159-të nën udhëheqjen e kombëtares gjermane) janë aktivizuar në fushë në bazë të sistemit 4-2-3-1, i cili ka qenë edhe klasiku për "pancerat". Ndryshe nga sfidat e mëparshme, në portën e kampionëve të botës është pozicionua­r Kevin Trap. Që prej fillimit të pjesës së parë, kombëtarja gjermane ka shfaqur një paraqitje të jashtëzako­nshme duke fituar dhe kontrollin e lojës në minutat e para të saj. Nga ana tjetër, kundërshta­rët francezë kanë arritur të krijojnë dy raste tepër të rrezikshme falë Lakacet, i cili ka tentuar dy herë në startin e lojës të zhbllokojë rezultatin, por është ndalur nga duart e portierit Trap. Gjermanët e Joakim Lëv janë kundërpërg­jigjur duke kërcënuar gjithashtu portën e francezëve, por janë ndalur nga mbrojtja mjaft e përqendrua­r e tyre. Në minutën e 34-t të pjesës së parë, kombëtarja franceze ka arritur të zhbllokojë rezultatin pas një manovre të jashtëzako­nshme në zonën e kundërshta­rëve gjermanë falë Marsial, i cili ka kaluar mbrojtjen dhe portierin Trap, duke ia falur golin pikërisht Lakacet. Në këtë mënyrë, francezët kanë mbyllur pjesën e parë në favorin e tyre. Sa i përket pjesës së dytë, kombëtarja gjermane ka nisur lojën duke shfaqur shenja jo të mira në koordinim. Trajneri Joakim Lëv ka menduar të bëjë disa zëvendësim­e në këtë gjysmë të dytë të lojës për të freskuar skuadrën duke aktivizuar Rudiger në vendin e Humels. Në minutën e 56-të, kampionët e botës arritën të barazojnë rezultatin falë një asisti të Mesut Ozil drejtuar Timo Verner, i cili ka ndëshkuar portierin Mandanda duke gjetur lehtësisht kuadratin. Menjëherë pas këtij goli, sfida ësh-

të ndezur në stadiumin e Këlnit. Të dyja skuadrat kanë rritur intensitet­in e lojës, edhe pse gjermanët e Joakim Lëv kanë vazhduar të dominojnë në fushë. Megjithatë, dominimi i vendësve nuk i ka penguar francezët të krijojnë raste të rrezikshme duke finalizuar

sërish me anë të Lakacet në minutën e 71, duke kaluar në avantazhin 1- 2. Mirëpo në minutën e 2-të dhe të fundit të shtesave, i sapoaktivi­zuari Lars Shtindl shënon golin e dytë për gjermanët duke mbyllur me barazimin 2-2 këtë përballje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania