Mesfushori Khedira: Dominuam ndaj më të mirëve
Në përfundim të sfidës miqësore me kombëtaren franceze, kapiteni i gjermanëve, Sami Khedira, ka thënë: "Në pjesën e dytë kemi shënuar, pasi kemi tentuar vazhdimisht. Nëse fillon të kërkosh hapësira dhe të krijosh mënyra të ndryshme depërtimi në zonën e kundërshtarëve, gjithmonë do arrihet të zhbllokohet rezultati. Mendoj se kjo përballje ka qenë shumë pozitive për skuadrën tonë, pasi arritëm gjithashtu të shënonim dy herë në portën e kundërshtarit. Franca është një nga skuadrat më të mira në botë dhe jam i lumtur, pasi kemi treguar se jemi një skuadër, e cila di të dominojë në fushë edhe ndaj më të mirëve.