Panorama Sport (Albania)

Tremb Aguero, i bie të fikët në pushim

-

Më shumë sesa humbja e parë në stolin e Argjentinë­s, Horge Sampaolin e shqetësoi gjendja e Kun Agueros, të cilit i ra të fikët në dhomën e zhveshjes gjatë pushimit të pjesës së parë. Sulmuesi i Sitit, i cili shënoi në pjesën e parë, duke u bërë edhe golashënue­si i tretë më i mirë në historinë e kombëtares (36 gola, lë pas Krespon me 35 dhe Maradonën 32 dhe përpara ka vetëm Mesin me 61 dhe Batistutën me 54), u shoqërua pas Lipotimisë në spital nga mjeku i kombëtares Donato Vijani. Sulmuesi iu nënshtrua disa testeve dhe iu bashkua sërish skuadrës në hotel, pasi u zbuluan edhe arsyet e debulesës. Ai pati një rënie tensioni, por që nuk ishte asgjë serioze dhe Pep Guardiola mund të marrë frymë lirisht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania