Panorama Sport (Albania)

Advokat lë Holandën: Duhet gjak i ri

-

Dik Advokat i ka dhënë fund edhe aventurës së tij të tretë në stolin e kombëtares holandeze, pasi arriti fitoren e 37-të si trajneri i tyre (trajneri më i suksesshëm në histori). Pas miqësores ndaj Rumanisë, 70vjeçari, i cili nuk arriti dot t'i kualifikoj­ë "tulipanët" në Botëror, pasi i mori ata në një situatë dramatike, vendosi ta ndërpresë bashkëpuni­min me federatën holandeze: "Është koha për brezin e ri. Jo, nuk kam folur ende me federatën. Por, tani do ta mësojnë edhe ata. Çfarë do të bëj tani? Të shohim. Kur unë firmosa kontratën, objektivi ishte që të kualifikoj­a kombëtaren në Botëror. Më vjen keq për këtë. Por, arsyeja e vetme që largohem nuk është dështimi, por që t'i hap rrugën brezit të ri".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania