Panorama Sport (Albania)

Sauthgejt: Krenar që nuk na shënuan dy ekipet më të forta

-

Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, vlerësoi shpirtin e skuadrës angleze në përfundim të takimit me Brazilin dhe në veçanti paraqitjen në mbrojtje. "Sa i përket zemrës dhe shpirtit që pashë në fushë, mund të them se u dha gjithçka nga lojtarët. Nuk mundëm dot të fitonim topin dhe ta kontrollon­im ne atë. Por, treguam një mbrojtje të shkëlqyer dhe unë jam shumë krenar. Në kualifikue­se patëm mbrojtjen më të mirë dhe tani që kemi luajtur ndaj dy skuadrave më të forta në botë dhe nuk kemi pësuar. Nëse do të gërmojmë gjatë ndeshjes dhe do të shohim për gjysmërast­et që patëm, mund ta kishim fituar atë në fund. Kjo është një bazë për të punuar. Gomez shkëlqeu dhe e shfrytëzoi shansin e tij ashtu si gjithë mbrojtja. Ishte një paraqitje fantastike", tha tekniku i "Tre Luanëve".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania