Panorama Sport (Albania)

Tebas: Mesi ka firmosur, thjesht s'e kanë zyrtarizua­r

-

Në verë Lionel Mesi kishte firmosur një kontratë 4- vjeçare deri në qershor 2021, pas së cilës do të ishte 34 vjeç. Ditët e fundit është folur edhe për një akord të përjetshëm me klubin e Barcelonës, hipotezë që tani është bërë realitet sepse sipas asaj që thotë presidenti i La Ligës, Havier Tebas, gjatë një konference për shtyp me gazetarët, gjithçka është firmosur e zezë mbi të bardhë. Asnjë përgënjesh­trim nga ana e Barcelonës dhe nga avokatët e argjentina­sit. "Kontratat bëhen zyrtare pasi firmosen dhe jo kur thuhet se janë firmosur", ishin fjalët e Tebasit. "Mesi ka rinovuar me Barcelonën dhe nëse nuk më kanë thënë një gënjeshtër, ai ka firmosur". Megjithatë, për sa kohë tifozët nuk do të shohin yllin e tyre përkrah presidenti­T Bartomeu me stilograf në dorë, ata do të vazhdojnë të kenë dyshime pas vonesave që ka sjellë ky zyrtarizm. Administra­tori i klubit, Oskar Grau, ka deklaruar së fundmi se Barça po mendonte t'i ofronte një kontratë të përjetshme numrit 10, si ajo që firmosi në muajin tetor kapiteni Andres Iniesta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania