Panorama Sport (Albania)

Karvahal: Pata frikë se do tërhiqesha

-

30 shtatori ishte një ditë e vështirë në jetën e Dani Karvahalit, i cili pranon se pati frikë se do të tërhiqej nga futbolli, pasi u diagnostif­ikua me perikardit. Fillimisht, mbrojtësi i Realit u përjashtua për një kohë të përcaktuar nga aktiviteti pas problemit të papritur në zemër: "U tremba aq shumë që mund të ishte aq serioze, sa do të më duhej që të tërhiqesha", shpjegon spanjolli në një intervistë për "Diario Madridista". "Tre-katër javët e para ishin më të këqijat sepse praktikish­t nuk mund të bëja asgjë, nuk mund të rrezikoja që të shtoja të rrahurat e zemrës. Trupi kërkon aktivitet, sidomos ai i sportistëv­e, por unë nuk duhet të lëvizja absolutish­t". Derbi me Atletikon e Madridit vjen shumë shpejt për Karvahalin, i cili tashmë është rikthyer në dispozicio­n të skuadrës: "Do të më kishte pëlqyer që të rikthehesh­a më herët, por në fund arritëm në konkluzion­in se do ishte më mirë që ta bënim pas pushimit ndërkombët­ar. Kjo do më shërbejë për t'u rikthyer në ritmin për të luajtur normalisht gjatë muajit dhjetor. Kam lejen e doktorëve për të luajtur sërish futboll pa asnjë problem. Nuk kam frikë dhe nuk mendoj se mund të më ndodhë diçka".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania