Panorama Sport (Albania)

Draksler: Nejmar gëzon disa privilegje

-

"Fizioterap­istë personalë, çanta të personaliz­uara, ekskluzivi­tet penalltish dhe mundësi për t'i zgjedhur vetë sponsorët". Këto ishin disa nga privilegje­t që "Le Parisien" zbuloi se gëzonte Nejmari në "Parc des Princes" duke shkaktuar xhelozi tek yjet e tjerë të PSG-së. Një gjë të tillë e konfirmon edhe mesfushori i PSGsë, Julian Draksler: "Pati një histori me penalltinë me Kavanin, e cila u zgjidh pas 1 apo 2 ditësh. Por, u fol 4-5 javë. Mendoj se kjo është pjesë e jetës së një superylli si Nejmari. Për këtë arsye ai gëzon disa privilegje. Ndoshta ai i ka kërkuar ato, nuk e di. Megjithatë, ai ka të drejtë ta bëjë. Lojtarët e tjerë nuk janë xhelozë apo të zemëruar për këtë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania