Panorama Sport (Albania)

Kuadrado rikthehet nga grumbullim­i, rrezikon Sampin dhe Barcelonën

-

Huan Kuadrado është larguar nga grumbullim­i me përfaqësue­sen e Kolumbisë dhe do të rikthehet në Itali më herët nga se pritej (mungoi në miqësoren kundër Kinës, e fituar më pas me rezultatin 4-0 nga djemtë e Pekerman). Përmes raportimit të përhershëm nga stërvitja e djeshme, ku publikohet edhe situata e lojtarëve të ndalur në infermieri, klubi i Juventusit ka bërë me dije se "mes lojtarëve të larguar me kombëtaret, përveç rikthimit të Mario Manxhukiç, Stefan Lishtajner dhe Mehdi Benatia, në "Vinovo" janë parë edhe Xhiorxho Kielini e Huan Kuadrado, i cili, i kthyer më herët nga angazhimi me Kolumbinë, ka zhvilluar stërvitje të veçuar pas një shqetësimi në kofshën e majtë. 29-vjeçari është do t'u nënshtrohe­t testeve të para në Torino me mjekët e Juventusit, në pritje të lajmeve nëse do jetë i gatshëm për trajnerin Alegri për sfidat me Sampdorian (në kampionat) dhe Barcelonën (në Ligën e Kampionëve).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania