Panorama Sport (Albania)

Ikardi vjen nga qielli, mbërrin me... helikopter

-

Në Milano, dihet, trafiku mund të shkaktojë humbje kohe dhe të krijojë probleme. Për të mos rrezikuar vonesën në stërvitjen e djeshme, kapiteni i Interit, Mauro Ikardi, është paraqitur (ose më mirë, ka zbritur) në "Appiano Gentile" drejtpërdr­ejt në bord të një helikopter­i, i shoqëruar nga fëmijët dhe bashkëshor­tja Vanda Nara. Luçiano Spaleti do të ketë në gatishmëri (duke nisur nga sot) edhe lojtarët që rikthehen nga kombëtaret, përveçse Ikardin. DY REZERVA PËR MAURON - Ndërkaq, nëse Interi do kualifikoh­ej në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen, Spaletit do t'i shërbente një rezervë me peshë për kapitenin. Drejtuesit zikaltër po monitorojn­ë dy alternativ­a: Sandro (nga Evertoni) dhe Sebastian Haller (nga Eintrahti i Frankfurti­t). Vlera e kartonit të secilit është rreth 10 milionë euro, aspak shqetësues­e nëse zikaltrit do merrnin pjesë në Champions.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania