Panorama Sport (Albania)

Bilja, dje stërvitja e parë në grup

-

Dita e djeshme, në qendrën sportive "Milanello", përtej zhvillimit të stërvitjes së dyfishtë nga skuadra kuqezi, mjeku Maconi ka qartësuar edhe gjendjen e të dëmtuarve, në veçanti situatat e katër lojtarëve: Bilja, Kalabria, Storari dhe Konti. Lidhur me të parin është njoftuar rikthimi i tij në stërvitje (të personaliz­uar) me grupin gjatë pasdites. Për mikrofonat e "MilanTV", lidhur me futbollist­ët e tjerë në infermieri, doktor Maconi komentoi: "Kalabria? Po përmirësoh­et ndjeshëm, por është ende shumë herët për të thënë se kur do rikthehet në gatishmëri. Momentalis­ht nuk ka nisur të vrapojë". Për Storarin: "Po riaftësohe­t nga dëmtimi në shpinë, sot (dje) nuk doli në stërvitje". Për Kontin: "Ka nisur vrapime të lehta. Pas dy ditësh (nesër) bëhen dy muaj nga operacioni. Jemi të kënaqur se si ka reaguar gjuri, por është herët për të thënë nëse do ndryshojë prognoza".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania