Panorama Sport (Albania)

Golden Stejt bën ligjin, rilindin Kavaliers

-

Golden Stejt korri fitoren e 11-të sezonale në NBA pas triumfit 110-100 ndaj Orlandos, një sfidë kjo e dominuar nga skuadra kampione. Durant që shënoi 21 pikë dhe Grin me 20 kanë bërë diferencën në fushë për skuadrën e Uariors, që kryeson renditjen në Konferencë­n e Perëndimit së bashku me Hjuston. Fitojnë edhe Lakersat, që mundën 100-93 Foniks, duke mbetur në garë për një vend në "play off" në NBA. Klarkson me 25 pikë ka qenë lider për ekipin nga Kalifornia, ndërsa 36 pikët e Buker për basketboll­istët e Teksas kanë mbetur vetëm për statistikë, duke pësuar dhe humbjen e 10-të në këtë sezon. Mirëpo, në ndeshjet e djeshme ka zhgënjyer dhe skuadra tjetër nga Los Anxhelosi, ajo e Klipers, që u mposht 109-105 nga Filadelfia. Edhe pse Grifin e Uilliams kanë realizuar së bashku 60 pikë për Klipers, ato nuk kanë mjaftuar për të evituar humbjen, teksa Embijd dhe Kovington kanë realizuar së bashku 63 pikët për miqtë, që e kanë merituar plotësisht fitoren. Një fitore mjaft të vështirë në kampionat ka marrë skuadra e Kleveland, që mposhti 104-101 Nju Jorkun, duke nisur ringritjen në renditje. Le Bron Xhejms realizoi 23 pikë dhe 12 asiste, por si rrallëherë diferencën në fushë për Kavalierin që e bëri stoli, nga ku erdhën dhe 54 pikë, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Hardiuej. Kanë dalë me fitore dhe Milluejk, që mundi 110-103 Memfis, në një ndeshje që ka sjellë plot rivalitet në parket, një sfidë kjo ku greku Antetokoun­mpo realizoi 27 pikë, që ishte dhe më i miri në fushë për vendësit. Minesota, falë 24 pikëve e 13 personalev­e të Toëns mposhti 109-98 Utah Xhaz, duke korrur fitoren e tetë në kampionat. Një paraqitje të mirë po bën Uashington­i, që mundi 110-92 Sakramento­n, një përballje kjo, ku pati diferencën e Xhon Uejll, autor i 21 pikëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania