Panorama Sport (Albania)

Nadal humb dhe mbyll sezonin

Numri një i botës del me probleme në gju, por do të jetë gati për turneun e Londrës

- ABDULLA DUSHKU

Tenisti spanjoll Rafa el Nadal është mun dur me dy sete nga belgu Dejvid Gofin në ndeshjen e parë në grupe në finalet e "ATP Championsh­ip", pasi ka fituar vetëm në setin e dytë duke u mundur 2-1 (6-7, 7-6, 46) dhe pas kësaj humbjeje ai është tërhequr edhe nga turneu. Problemet fizike në gjurin e djathtë që ju shfaqën dy javë më parë, nuk janë mbyllur për tenistin spanjoll, gjë që detyroi spanjollin të vendosë mbylljen para kohe të sezonit dhe të përgatitet për 2018-ën. Nadal nuk ishte në formën optimale dhe kjo u kuptua që në fillim, ashtu sikurse nuk ishte edhe Gofin, që nuk ishte në gjendje të fitonte kollaj një ndeshje ndaj një rivali të dëmtuar. "Sezoni im për- fundon këtu. Do të tërhiqesha edhe po ta kisha fituar këtë ndeshje", tha Nadal, që vazhdon ta ketë një "tabu" turneun londinez, ku nuk ka fituar asnjëherë. Në takimin tjetër të këtij grupi, bullgari Grigor Dimitrov mundi 2-1 (6-3, 5-7, 7-5) austriakun Dominik Tiem. Numri një në tenisin botëror, spanjolli Rafael Nadal, që pritej me padurim që të luante në Londër pas tërheqjes nga Parisi, duke pasur një problem në gju, nuk mundi të përfundont­e turneun as në Londër. Nadal, 31 vjeç, u tërhoq nga turneu i Parisit para ndeshjes së tij të katërt në finale, pasi kishte përjetuar një "siklet" në gjurin e tij të djathtë gjatë fitores së tij në raundin e tretë mbi Pablo Kuevas. Ndërkohë që para turneut në Londër, ishte trajneri Karlos Moja, ai që e nxiti Nadalin, të merrte pjesë në këtë turne, duke deklaruar më parë se:

"Nadal do të jetë gati për të konkurruar në finalet e ATP në Londër, pavarësish­t shqetësime­ve rreth gjendjes së gjurit të tij. Rafa është mirë, gjuri është në rregull. Por, pas ndeshjes së të hënës me tenistin belg Dejvid Gofin, ai e dëmtoi përsëri gjurin dhe nuk ia

doli të vazhdonte me garën. Ai gjithashtu do të ndeshej dhe me debutuesin bullgar Grigor Dimitrov, si dhe austriakun Dominik Tiem në grupin e tij. Ndërsa grupi tjetër "Robin raund" përbëhet nga Roxher Federer, Aleksander Zverev, Marin Çiliç dhe Xhek Sok.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania