Panorama Sport (Albania)

Fetel: Fitorja në Brazil më çliroi nga një makth

-

Sebastian Fetel e ka shijuar mjaft fitoren në garën e zhvilluar në Brazil, që ka qenë si një shpërthim për të pas një periudhe aspak të mirë. Piloti gjerman u është rikthyer fitoreve pas 7 garash në Formula 1. Ai pas kësaj fitoreje është shprehur: "Një moment i rëndësishë­m për mua dhe Ferrarin, por edhe për të ardhmen. Kanë qenë javë të vështira dhe kjo është një fitore e veçantë si për mua ashtu dhe për skuadrën. Edhe për ata që punojnë në Maranello. U nisa mirë, por ka qenë një garë e vështirë, pasi bënte shumë vapë dhe kishim pothuajse të gjithë të njëjtin ritëm. Por, edhe gomat konsumohes­hin shpejt, ndaj duhej t'i menaxhoja me kujdes. Tani mendojmë për Abu Dhabi, për ta mbyllur këtë vit me një tjetër fitore që do ta jepte një tjetër shtysë për të ardhmen, për të na karikuar të punojmë edhe më shumë", tha Fetel.

Ndërsa Pirrelli ka anuluar testet e gomave në Brazil nga frika e terrorizmi­t. Kjo kompani duhej të kryente testet e radhës me gomat që njëvendësh­et do të përdorin Botërorin e ardhshëm. Por, gjithçka është anuluar, pasi kompania italiane dhe skuadrat kanë frikë nga sulmet e disa bandave në zonën përreth pistës së Interlagos, ku ditët e fundit janë raportuar disa sulme me armë zjarri ndaj punonjësve të pistës dhe skuadrave, që kulmuan me kërcënimin me jetë ndaj punonjësve të Mercedesit, që patën 24 orë para prova zyrtare. Për këtë krerët e kompanisë Pirelli kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e FIA-s, të Formula 1 dhe me skuadrat, duke rënë dakord që të anulonin testet dhe i shtyrë edhe për dy javë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania