Panorama Sport (Albania)

Përplaset me pemën, ndërron jetë skiatori kanadez gjatë stërvitjes

-

Skiatori francez, David Poison (lindur në Annecy, Haute-Savoie, në Francë më 31 mars 1982, 1.72 m i gjatë), ka ndërruar jetë paraditen e sotme (dje) në pistën e Nakisha (Kanada), teksa ishte duke u stërvitur. 35-vjeçari ishte duke u përgatitur për garat e Kupës së Botës. Ai gjatë garës stërvitore, gjatë zbritjes, ishte me një shpejtësi marramendë­se dhe është rrëzuar duke kaluar edhe barrierat mbrojtëse. Më pas, francezi është përplasur me një pemë në anë të pistës. Ky impakt ka qenë fatal për të, pasi ka ndërruar jetë në moment. Në pistën kanadeze ishin duke u stërvitur edhe skiatorët e kombëtares franceze, italiane dhe zvicerane, që kanë mbetur të shokuar nga ky incident i rëndë. Po kështu edhe punëtorët e pistës kanë mbetur të shokuar pas kësaj ngjarjeje, për të cilën janë shprehur: "Ishte gjithçka e kotë, pasi Poison kishte ndërruar jetë menjëherë pas impaktit dhe nuk u krye dot transporti­mi i tij për në spital", deklaruan ata. Incidenti ka ndodhur në pjesën e fundit të pistës, gjatë një kthese, ku skiatorët arrijnë shpejtësin­ë 100km/orë gjatë zbritjes, ndaj dhe impakti ka qenë mjaft i fortë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania