Panorama Sport (Albania)

Nga ARRIGO SAKI

-

‘‘ Kjo disfatë nuk erdhi papritur, sepse Italia vjen nga dy Botërorë shkatërrim­tarë. Nëse do të hynim në një de bat nëse ai i zgjedhuri për ndeshjen ishte formacioni i duhur apo jo, unë di të them se zgjedhja e 11 lojtarëve titullarë apo atyre që zbresin më pas në fushë janë rrjedhojë e shumë vlerësimev­e të bëra në kohë. Pastaj, nëse mungon edhe kjo aftësi, pra për të ditur për të zgjedhur lojtarët, atëherë rrezikon që të jesh edhe i pafat. Kam dëgjuar se duhej të luante Insinje me çdo kusht për të fituar, por për mua, ai nuk është një futbollist që të zgjidh situatat, të paktën për ato të lojës po them. Italia vazhdon të vuajë dhe duket se nuk ka ndërmend që të kuptojë se po bën një gabim kulturor: vazhdojmë të konsideroj­më individual, atë që në të vërtetë është një sport skuadre. Për këtë arsye, në fund vijnë edhe vërshëllim­at, për Venturën dhe për të gjithë. Edhe vërshëllim­at, janë pasojë e rezultatit, sepse në futboll gjithmonë ai gjykohet dhe jo puna. Venturës nuk do t'i vihet në dyshim karrierë për këtë që vuajti, sepse janë shumë vite të investuara dhe në një nivel të mirë, por jo në një nivel fantastik. Nuk është fitues dhe kjo është e vërteta. Në situata të tilla duket gjithashtu normale që të kërkohet edhe një 'kokë turku', sepse në këtë mënyrë të gjithë mund të biem në qetësi, pastrojmë ndërgjegjë­n duke dënuar individin. Por ta dini që nuk është kurrë individi ai që vendos fatin e një rezultati. Dëgjoj gjithashtu që të gjithë kanë nisur që të kërkojnë Karlo Ançelotin për të ardhmen, por a do të ishim të zotët ne që ta ndihmonim atë?! Në futboll askush nuk të fal asgjë. Por nëse të gjithë duan Karleton, atëherë duhet të nisim t'i bëjmë shumë gjëra ndryshe, nga çfarë kemi bërë deri tani. Duhet të mbështesim idetë dhe të gjithë ta ndjekin Ançelotin, jo më një kombëtare ku të gjitha duan të thonë fjalën e tyre".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania