Panorama Sport (Albania)

Nga FABIO KAPELO

-

‘‘ Jam kaq i dëshpëruar dhe i hidhëruar për këtë rezultat tonin, sa nuk arrij ende ta besoj që jemi eliminuar. Pyetja që i kam bërë vetes gjatë gjithë ndeshjes, por edhe pas saj ishte: "Si ka mundësi që nuk arritëm t'i shënonim Suedisë?" Dhe përgjigja ime e vetme është pikësëpari që paguam gabimet e bëra në ndeshjen e parë, sfidë në të cilën zbritëm në fushë pa përulësinë, e ndeshjes së "San Siros". Vërtet nuk mungoi dëshira për ta përmbysur, por një tjetër gabim që bëmë në ndeshjen e Milanos ishte të vendosnim dhe të luanim me topin e gjatë, pikërisht në atë mënyrë ku suedezët janë të pakalueshë­m. Ata janë gjigantë dhe specialist­ë të këtij stili loje dhe ne luajtëm pikërisht ashtu siç mund të na ndalonin ato. E mendoni, na eliminoi Suedia! Shkaqet e tjera lidhen edhe me mungesën e cilësisë. Kur ke përballë skuadra si nordikët, të cilët luajnë shumë të mbyllur dhe dinë ta bëjnë fare mirë këtë madje, na nevojitet goditja, apo akoma më mirë goditjet e futbollist­ëve të mëdhenj, atyre që mund të bëjnë diferencën pikërisht në të tilla sfida. Dhe ne lojtarë si këta nuk kemi fatkeqësis­ht për momentin. Perandaj, nuk dua që të kritikoj as trajnerin Ventura. Fundja, ai bëri atë që kishte në dorë, tentoi të lëvizë nëpër fushë ata lojtarë që ofron sot Italia. Pastaj lotët e Bufonit... Por ta dini që nuk ishte vetëm ai në lot, por një komb i tërë që qau nga kjo fatkeqësi. Ai e ndjen që dështoi. Ky ishte problemi, por si burrë mori përsipër përgjegjës­i të mëdha, ndonëse e meritonte që të shkonte në Botëror, pasi si askush tjetër do të kishte pasur të ishte një legjendë, me 6 Kupa Bote të luajtura. Gjithsesi, tani të gjithë duhet të harrojmë këtë gjë sa më shpejt dhe të reagojmë. Dhe mos mendoni se duhet të përmbysim futbollin tonë. Është shumë shpejt për të folur për këtë, sepse problemi ynë më i madh është se tani kemi pak cilësi në grupin aktual dhe në qarkullim. Dhe këtë po vuajmë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania