Panorama Sport (Albania)

Lëv: Mëkat për Italinë, De Rosi u tregua burrë

Drejtuesi e përzuri nga emisioni, -vjeçari u acarua

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Gjesti i Daniele De Rosit në "San Siro", i cili refuzoi që të zbriste në fushë duke ia "lënë" vendin e tij Lorenco Insinjes për faktin se Italisë i duhej më shumë një sulmues sesa një mesfushor si ai për të fituar, ky gjest i ka pëlqyer shumë trajnerit të Gjermanisë, Joakim Lëv, i cili duartroket futbollist­in e Romës. "Kur mendoj për gjestin e De Rosit, mund të them vetëm se provoj respekt maksimal, por edhe për kampionë të tjerë si Bufon, Bonuçi... Burra me klas të pastër. E lexova dhe më pas edhe e ndoqa lajmin se De Rosi refuzoi që të zbriste në fushë, sepse skuadrës i nevojitej më shumë një sulmues, sesa ai. Për mua, një gjest i tillë tregon thjesht madhësinë e këtij lojtari, ndonëse është e trishtuesh­me që Italia të mos marrë pjesë në Botëror. Realisht, do të kisha dashur që ata të ishin me ne në Rusi, sepse kështu është edhe më e bukur sfida sportive". Si e përzunë nga emisioni? Në përfundim të përballjes miqësore mes kombëtares gjermane dhe asaj franceze, e cila u mbyll me barazimin 2-2 në stadiumin e Këlnit, trajneri gjerman Joakim Lëv ishte i ftuar në një emision televiziv për të folur për ndeshjen. Por, gjatë një pyetje nga gazetari, Lëv nuk është lejuar të përfundojë fjalët e tij, pasi është ndërprerë nga drejtuesi i emisionit. Në ato momente, rreth 9 milionë shikues ishin duke ndjekur emisionin "ARD Studio" për të dëgjuar edhe përshtypje­t e trajnerit gjerman lidhur me përballjen miqësore me Francën, por gjithçka u mbyll shumë shpejt. Teksa Joakim Lëv ka qenë duke folur, prezantues­i i emisionit, Aleksander Boms, i ka thënë atij se: "Pa dashur t'iu ndërpres zoti Lëv, mendoj se duhet të shkoni për të dhënë konferencë­n për shtyp, ndryshe mund të pezullohen­i nga Kupa e Botës. Megjithatë, ju falënderoj­më për prezencën tuaj në studio". Menjëherë pas kësaj ndërprerje­je, Joakim Lëv nuk ka dashur të largohej, pasi nuk kishte përfunduar ende fjalinë që kishte nisur. Por ai ka ironizuar duke thënë: "Kam ende kohë për të folur, por nëse nuk doni të dëgjoni..." dhe kështu është larguar duke qeshur në shenjë ironie me drejtuesin e emisionit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania