Panorama Sport (Albania)

Moxhi: Konte kalon te Milani sezonin tjetër

"Bufon u tregua burrë, Venturën e kritikoj në bazë të punës dhe jo vlerave njerëzore"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Italia e përshëndet­i për para kohe Botërorin. I njëjti grup me Spanjën parashikon­te disa vështirësi, por të paktën kalimi i "playoff"-it dukej një mision më se i mundur për Xhian Piero Venturën dhe skuadrën e tij. Dështimi "axurr" nuk ka lënë indiferent asnjë, aq më pak personazhe­t e botës së futbollit. Luçiano Moxhi në një intervistë ka dhënë këndvështr­imin e tij, jo vetëm për kombëtaren, por edhe trajnerin e saj të ardhshëm dhe zhvillimet që ai pret në futbollin e vendit të tij.

Ndoshta shpresohej të mos ndodhte, por shumëkush e priste një fund të tillë për Italinë. Ju si mendoni?

Më erdhi keq tek shihja lotët e djemve dhe të Xhan Piero Venturës. Të gjithë donim Botërorin, por tani nuk ka më kthim pas.

Pra, në njëfarë mënyrë, epilogu dihej?

Sigurisht. Ndoshta është e kotë ta përsërisim, sepse është ende një plagë e hapur, por ky fund dihej. Italia pas 2006-ës është eliminuar në të dy Botërorët pasardhës në fazën e grupeve, ndërsa në herën e tretë as që do të marrim pjesë.

Si mendoni, përse po ndodh e gjithë kjo?

Në Itali nuk ka drejtues të denjë dhe afrohen në kombëtare ARGJENTINA­SI trajnerë që nuk janë në lartësinë e duhur. Përjashtim bën vetëm Antonio Konte.

Ventura zhgënjeu në të gjitha aspektet?

Nuk është mirë ta kritikojmë akoma, megjithëse unë e kam kritikuar sapo iu besua kombëtarja. Të jemi të qartë, nuk po kritikoj karakterin e tij, por thjesht aspektin profesiona­l. Pavarësish­t gjithçkaje Ventura është një njeri serioz. Në karrierën e tij nuk ka drejtuar kurrë një klub të madh dhe befas merr drejtimin e skuadrës më të madhe të mundshme në Itali. Tjetër gjë është të jesh njeri serioz dhe tjetër gjë është të drejtosh një ekip kombëtar.

Nga ku mendoni se duhet të nisë ringritja "axurre"?

Kombëtaren e konsideroj si klub, madje si më të mirin në vend, sepse është ajo që vë në dukje cilësinë e futbollit të një vendi. Duhet krijuar një ambient që të dijë të mbrojë dhe t'i qëndrojë në krah trajnerit. Duhen njerëz që marrin vesh nga futbolli. Në 2006- ën ishte Lipi që vinte nga një ambient si Juventusi

dhe dinte t'i bënte ballë çdo situate. Nga ana tjetër, edhe Konte u tregua i zoti për të menaxhuar çdo problem që pati. Kombëtarja ka nevojë për një seleksionu­es dhe jo një trajner. E theksoj, duhet nisur nga personazhe që e njohin futbollin mirë.

A është Karlo Ançeloti i duhuri për të pasuar Venturën?

Nuk besoj se Karleto do ta pranojë detyrën në një situatë të tillë. Është e vështirë të gjesh një trajner të aftë që të jetë i gatshëm të vihet nën urdhrat e njerëzve që nuk e njohin futbollin. Unë mendoj se rinovimi nuk duhet të nisë nga stoli, por që nga themelet institucio­nale.

Ka zëra se mund të ketë edhe një rikthim të Antonio Kontes.

As që bëhet fjalë. Konte nuk mendon të rimarrë kombëtaren. Sezonin e ardhshëm mund të shkojë te Milani. Kombëtares italiane i duhet dikush si Ançeloti ose Kapelo. Zgjedhja e trajnerit të ri është në duart e atyre që kanë drejtuar deri më sot me rezultatet që kemi përpara

syve.

Cilat janë fajet e presidenti­t të federatës, Tavekio?

Kanë gabuar të gjithë në shumë aspekte. Për më tepër i rinovuan kontratën për katër vite të tjera Venturës, një veprim totalisht i papranuesh­ëm.

Po Ventura ku gaboi? Ai gaboi duke bërë aq shumë eksperimen­te, sidomos në ndeshjet e fundit që ishin edhe më të rëndësishm­et. Në sfida si ajo ndaj Suedisë nuk mund të guxohet aq shumë dhe rezultati përfundimt­ar tregoi se sa shumë gaboi. Nuk mund të luhet me dy sulmues ndaj gjigantëve suedezë. Për një rezultat më të mirë do të mjaftonte një sulmues qendre dhe në krahë Insinje me El Sharauin.

Ndërkohë Bufon largohet nga kombëtarja pa pjesëmarrj­e në Botëror.

Lotët e tij ishin një tjetër provë e inteligjen­cës dhe mërzisë së tij për një rezultat me fanellën që ai do më shumë. Tani thuhet se do të ketë rinovim brezash, por më shumë se sa rinovime brenda kombëtares, mendoj se duhet ndryshuar futbolli.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania