Panorama Sport (Albania)

Ronaldo tallet me Mesin për “Topin e Artë”

Portugezi i telefonon Mesit, e provokon për "Topin e Artë"

-

Ditët e fundit në Spanjë kanë rinisur zërat e largimit të radhës së Kristianos nga "Bernabeu". Dhe mediat madrilene kanë renditur edhe arsyet përse portugezi thuhet se i ka kërkuar presidenti­t Perez që ta shesë për çdo çmim në fund të këtij sezoni. Ronaldo ka refuzuar rinovimin e kontratës, fillimisht sepse nuk i kanë pëlqyer shifrat e saj. Ato janë përmirësua­r natyrisht nga rroga që ai fiton aktualisht (21 mln euro deri në vitin 2021), por mbeteshin ende larg shifrave që paguhet Mesi ( 40 mln euro) apo Nejmar ( 35 milionë euro). Edhe problemet e tij me shtetin spanjoll për taksat (akuzat për evazion fiskal) kanë kohë që e kanë lodhur sulmuesin

32- vjeçar. Por ajo që e ka shqetësuar më shumë portugezin janë pikëpamjet e ndryshme të politikës së klubit të tij, i cili, pasi tentoi fillimisht të transferon­te Mbapenë, të etiketuar si pasardhësi­n e tij, tani ka shpallur planin për të transferua­r Nejmarin.

PROVOKON MESIN? - Kristiano

Ronaldo i ka telefonuar Lionel Mesit për t'i thënë se ai e di kush do të jetë fituesi i "Topit të Artë", sipas lajmeve që vijnë nga Spanja. Pak ditë më parë, në "Twitter" hodhi një foto që presupozoh­ej se ishte faqja e parë e revistës që jep trofeun "France Football", e cila shpallte Mesin fitues të trofeut për vitin 2017. Por gazeta

spanjolle "Don Balon" shkruante se sulmuesi i Realit i telefonoi rivalit të tij për t'i thënë se, sipas informacio­neve që kishte, çmimin e kishte fituar ai. "Don Balon" pretendon se CR7, i cili do të barazohet me argjentina­sin me 5 "Topa të Artë" nëse triumfon këtë vit, ka marrë edhe urimet e rivalit të tij. Fituesi do të shpallet zyrtarisht më 7 dhjetor, një ditë përpara se Ronaldo dhe Reali i Madridit të nisin mbrojtjen e trofeut në Botërorin e Klubeve. "Topi i Artë" ka qenë një prej pikave më të forta të rivaliteti­t mes të dyve, një çmim që ata e dominojnë prej një dekade. Hera e fundit që një lojtar, përveç tyre e ka fituar trofeun më prestigjio­z individual, është Kaka në vitin 2007. Por ndërsa Ronaldo është i bindur se ai do të jetë fituesi i këtij viti, Mesi ka nisur sulmin për trofeun e 6-të. Ylli i Barcelonës e ka nisur sezonin duke shënuar 16 gola në 17 ndeshje, krahasuar me 8 në 13 takime të Kristianos, vetëm njëri prej të cilëve në kampionat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania