Panorama Sport (Albania)

Magani: Skuadra ishte në një shok psikologji­k

-

Gugash Magani ka mbetur i kënaqur me fitoren në Gjirokastë­r. Në prononcimi­n për "Supersport" menjëherë pas ndeshjes, trajneri theksoi se tani e shikon më të qetë skuadrën dhe beson se do të vijojë ngritjen. "Nuk është e njëjta situatë si në fazën e parë. Kishim shumë ndeshje që nuk merrnim pikët e plota. Trysnia dhe presioni ka qenë maksimal. Mendoj që është një fitore shumë e rëndësishm­e. Në këto pozita që ishim, patëm edhe luhatje besimi. Gabimet janë prezentë, kjo nuk është çështje tekniko-taktike, por është psikologji­ke. Kemi qenë në shok psikologji­k. Këtë e kemi vënë re dhe në skuadra të nivelit të lartë. Gjithsesi, kjo fitore na jep pak qetësi, por asgjë nuk ka mbaruar, pasi sapo ka filluar. Në fakt unë kam besim te skuadra. Të gjithë lojtarët kanë marrë minuta. Kemi bërë një skuadër të re, por kemi gabuar në merkato. Të ulim kokën dhe të punojmë. Kemi nevojë për përforcime. Edhe vetë nuk kam qenë i sigurt për formacioni­n. Mendoj që është krijuar një stabilitet. Bilali u fut sepse mungonte Hila dhe e përligji besimin tim", ka thënë Magani. I pyetur për vazhdimësi­në dhe rolin e Dediçit në skuadër, ai shtoi: "Skuadra ka kuptuar filozofinë. Shënojmë çdo ndeshje dhe mendoj se funksionoj­më. Gjithçka ia vë pjesës së trysnisë. Sa i përket Dediçit, ai është lojtar kyç. Në 3-4 ndeshjet e para kemi luajtur me skemë tjetër. Ai është futbollist që luan mbrapa sulmuesit. Ka qenë më pranë portës këto ndeshje. Është një lojtar që të ndëshkon. Ishte lojtari më i mirë i ndeshjes".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania