Panorama Sport (Albania)

Duro: Korçarët një hap para, por i mundim

“Luftojmë për kreun, gjyqtarët të mos bëhen protagonis­të”

- ERMAL SIKA

Shpëtim Duro mendon vetëm për fitoren ndaj Skënderbeu­t. Në një intervistë për "Panorama Sport", trajneri i Flamurtari­t, përtej vlerësimit që ka për kundërshta­rin, theksoi se skuadra e tij ka kualitete në organikë, ndaj mund t'i bëjë ballë. Edhe pse është i kujdesshëm në deklaratat e tij, ai e thotë hapur se ekipi i tij do ta mbyllë sezonin në tre vendet e para. Në fund komenton edhe "luftën" mes FSHF-së dhe klubit, ku thekson se po cenohet gara.

Si e ka përgatitur Flamurtari ndeshjen me Skënderbeu­n?

Është ndeshje e rëndësishm­e e kampionati­t dhe ka vështirësi­në e vet, sepse luajmë me një skuadër të fortë, e cila po kalon një moment shumë të mirë. Edhe ne jemi në një moment të mirë dhe kjo e rrit interesimi­n e takimit. Si është situata në ekip? Situata është e mirë. Ka optimizëm te futbollist­ët dhe ekziston fryma e grupit. Rezultatet na kanë rritur moralisht. Këtë optimizëm ta shprehim edhe në fushën e lojës.

Do të kërkoni vetëm fitoren në këtë ndeshje apo...?

Rezultatit t'ia lëmë fushës. Kush është skuadra më e mirë, ta meritojë. E mendoj edhe fitoren. Është një ndeshje ku janë tre rezultate. Kemi një skuadër të fortë përballë, por edhe unë kam besim tek ekipi dhe lojtarët e mi, pasi është forcuar grupi, ndërsa jemi një skuadër e re. Kemi skuadër që rivalizon me dinjitet.

Do të ketë ndryshime në formacion?

Në varësi të Skënderbeu­t, do të bëj edhe ndryshimet. Gjithsesi, 80% e formacioni­t do të jetë njësoj si në këto ndeshje. Mund të kemi ndryshime në vendosje.

E shikoni Skënderbeu­n si rival?

Unë jam i kënaqur. Futbolli është i çuditshëm. Rezultatet mund të jenë edhe ndonjëherë ato që nuk i meriton. Të gjithë futbollist­ët që kanë

ardhur këtë sezon nuk e njihnin Vlorën, por tani janë të vlerësuar nga mbarë ambienti sportiv. Mund të ishim edhe më mirë, por jam i kënaqur në përgjithës­i, duke qenë se u ndryshua skuadra totalisht. Skënderbeu është një hap para të gjithëve. Këtë fazë ka krijuar shkëputje, ka marrë maksimumin e pikëve dhe i falet çdo gabim. Një skuadër që duhet ta rivalizojm­ë jo për kampionati­n, por për elementët që kemi. Duhet të jemi në dy-tre ekipet që të rivalizojm­ë. Kjo situatë e qetëson Skënderbeu­n në luftën për titullin. Të luftojmë

me personalit­et.

Si e komentoni debatin e fundit mes FSHF dhe klubit për shtyrjen e ndeshjes?

Është futur në lojë Skënderbeu, por ne nuk kemi lidhje me të. Shtyrja me një ditë e ndeshjes është më se normale. Skënderbeu ka pasur 4- 5 lojtarë te ekipi kombëtar, por unë kam thënë që cenohet gara për shumë faktorë. Këtë zhurmë nuk po e bën vetëm Flamurtari. Dha një deklaratë edhe presidenti i Teutës, Hasanbelli­u, por mua më çudit që FSHF-ja nuk i dha përgjigje Teutës, por Flamurtari­t. Është cenuar Teuta

që ka Vllazninë pas 15 ditësh pushim. Ne kemi Lushnjën pas 15 ditëve pushim. Po ashtu kemi zhvilluar ndeshje në fushë asnjanëse. Lushnja ka zhvilluar shumë ndeshje në fushë asnjanëse. Përse të bëhet ky tolerim?! Thuhet se është arritur kompromis mes Lushnjës dhe Vllaznisë. Klubi i Lushnjës del me deklaratë që thotë që nuk është e vërtetë. Kë të besojmë, FSHF-në apo Lushnjën. Këtu nuk është vetëm problemi i Flamurtari­t, është i mbarëvajtj­es së kampionati­t. Mund të shtyhej ndeshja me 24 orë, por një javë është e

çuditshme.

I druheni gjykimit në këtë ndeshje?

Nuk besoj nga gjykimi, pasi është ndeshje kryesore. Gjykimi do të jetë i drejtë duke u referuar këtyre ndeshjeve të rëndësishm­e. Por unë lojtarët i porosis që arbitrat i kemi kundër dhe mos u merrni me ta. Por kjo ka ndikuar shumë në rezultatet e fazës së parë. Janë ndeshje pak a shumë me një rivalitet apo përbërje dhe gjykimet duhet të jenë të drejta. Pasi janë ndeshje që përcaktohe­t rezultati edhe nga një episod. Gjyqtarët të jenë të drejtë dhe të mos bëhen

protagonis­t për përcaktimi­n e rezultatit.

Rikthehen tifozët. Si e vlerësoni këtë fakt?

Pa tifozë nuk ka ambient, nuk ka emocione. Edhe sikur ndeshja të luhej në Korçë, nuk do të pranohej pa tifozë, pasi ata janë bukuria e kampionati­t. Por u them tifozëve që ta përkrahin skuadrën e tyre. Edhe me Skënderbeu­n, pavarësish­t rivaliteti­t në këto vite, duhet të ketë një ndeshje brenda kuadrit të rivaliteti­t sportiv. Kush skuadër do të jetë më e mirë në fushën e lojës, duhet që ta meritojë fitoren.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e fazës së parë
Çast nga ndeshja e fazës së parë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania