Panorama Sport (Albania)

Pa llogari në Vlorë, Daja: Fiton Skënderbeu

“Soue të shtrëngojë dhëmbët, Nespor humbi shans të artë”

- LLAZI SARO

Skënderbeu luan sot ndeshjen e parë të fazës së dytë në një takim delikat në transfertë përballë Flamurtari­t. Përpos diferencës me shtatë pikë nga vendi i dytë, trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, duket i përqendrua­r dhe kërkon vetëm fitoren në këtë ndeshje. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", numri një i pankinës bardhekuqe kërkon përqendrim maksimal vetëm te fusha, pa u shpërqendr­uar, me qëllim që të kthehen me tri pikët në Korçë.

Daja, Skënderbeu luan të enjte, teksa Flamurtari akuzon. Si e gjykoni këtë situatë?

Shikoni, unë jam i përqendrua­r vetëm te ndeshja dhe nuk dua të merrem aspak me deklaratat e klubeve. I qëndroj reagimit zyrtar që bëri zyra e shtypit të klubit tim dhe vijoj të mendoj për takimin.

Skënderbeu me katër lojtarë në Kombëtare luan sot... A mendoni se duhej ndjekur shembulli i kampionate­ve të huaja që nisin rrugëtimin në fundjavë?

Sigurisht që do të ishte më e drejtë. Kemi katër lojtarë që kanë luajtur 80% të minutazhit në ndeshjet e kombëtarev­e të tyre dhe, për më tepër, vetëm dje janë bashkuar me ekipin. Në çdo kampionat tjetër do të ndodhte që takimet të luheshin në fundjavë. Kjo mendoj se është një llogaritje jo e mirë për sezonin, pasi katër ture të kaluara nga Skënderbeu në Europë askush nuk i kishte menduar. Fakti që ne jemi në Europë e prishi disi llogarinë e bërë në fillim, prandaj tani na duhet të luajmë dy ditë pas kombëtarev­e. Ndërsa kampionate­t e tjera perëndimor­e e parashikoj­në rrugëtimin e ekipeve në Europë. Në këtë pikë jemi ne të penalizuar­it, por që do të mundohemi të përballojm­ë ngarkesën.

Për të kaluar te ndeshja, sa e vështirë do të jetë në Vlorë?

Të them të drejtën mbetet një ndeshje delikate, pasi Flamurtari ka bërë një fazë të parë mjaft të mirë. Për më tepër, mund të them se është një fushë e vështirë për të fituar edhe për faktin se ekipi i Flamurtari­t jep gjithmonë më të mirën në shtëpinë e tij. Ne do të mundohemi të jemi sa më të përqendrua­r në këtë takim dhe për shkak se nuk duam të ulim ritmin dhe të ndalojmë së bëri paraqitje pozitive.

Si vjen Skënderbeu në këtë duel?

Për hir të së vërtetës, nuk vijmë në momentin më të mirë për sa u përket mungesave. Do të duhet ta përballojm­ë këtë ndeshje pa Lilajn, që u kthye i dëmtuar nga kombëtarja dhe, në fund të fundit, janë gjëra që ndodhin kudo. Nuk kemi të disponuesh­ëm Jashanicën për shkak dëmtimi, por edhe Nesporin, i cili ndaloi në momentin kur mund të na kishte hyrë shumë në punë dhe të tregonte të gjithë potenciali­n e vet. Një mungesë tjetër është

edhe ajo e Nimagës, që ndodhet pranë familjes së tij për arsye familjare. Kjo pak a shumë është situata.

E komplikon ndeshjen?

Mendoj se jo, pasi ne kemi grupin me lojtarë cilësorë dhe do të mundohemi që të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Mungesat janë të rëndësishm­e, por do të kërkojmë të gjejmë përgjigjet e duhura edhe nga lojtarët që do të luajnë si titullarë në këtë takim. E dinim që do të vinin të tilla situata dhe kemi marrë masat e duhura për t'ia dalë mbanë pavarësish­t mungesave. Soue do të jetë i gatshëm? Pa dyshim që po. Është bashkuar me ekipin dhe do të jetë gati për këtë ndeshje. Kjo edhe si rezultat i dëmtimit të Nesport që mund të kishte treguar vlerat e veta në Vlorë.

Jeni 7 pikë para vendit të dytë, a do të kënaqeshit me barazimin?

Shikoni, ne hyjmë në fushë vetëm për të marrë fitoren, pavarësish­t se ku luhet ndeshja dhe ndaj cilit ekipi luajmë. Do të kërkojmë fitoren dhe do të hyjmë vetëm për këtë rezultat. Më pas, një ndeshje i ka të tre rezultatet dhe do të shohim çfarë do të rezervojë ky takim për ne.

kjo

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania