Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, një ditë pushim dhe “blerje” brenda shtëpisë

Afrohet nga ekipi “B” mbrojtësi Samet Ruqi

-

Ndryshe nga javët e tjera stërvitore, ekipi i Vllaznisë këtë javë ka preferuar që këtë të mërkurë të bëjë pushim. Pas dhjetë ditësh lodhje, futbollist­ët e Vllaznisë dje patën lejen të pushonin. Fakti që nuk do të luhet ndeshja e planifikua­r me Lushnjën (e cila u shty për javën tjetër), i ka dhënë mundësinë trajnerit Gjoka që t'i lërë të paktën një ditë pushim lojtarët e tij. Sot pritet të jetë atmosferë ndryshe, sepse futbollist­ët janë dukur të kënaqur për këtë vendim të stafit. Nga sot nis puna për ndeshjen me një ballafaqim shumë të rëndësishë­m në të cilin duhen marrë patjetër pikë, ashtu siç bënë edhe durrsakët në fazën e parë të kampionati­t kur fituan brenda në Shkodër me rezultatin 1-0 me golin e Çyrbjes. Megjithatë, takimet me Teutën, sidomos në Durrës, kanë qenë përherë të vështira për shkodranët.

SAMET RUQI - Samet Ruqi është një tjetër futbollist që i është bashkuar ekipit të parë nga skuadra e "Vllaznisë B". Menjëherë pas ndeshjes së kontrollit që ekipi i parë i Vllaznisë ka zhvilluar me ekipin e "Vllaznisë B" duket se ka filluar të japë efektin e vet. Ruqi është

SAMET RUQI

vënë në dispozicio­n të trajnerit Gjoka. Ka qenë ky i fundit që "e ka pikasur" për lojën e zhvilluar dhe, për këtë arsye, ka vendosur ta shohë më nga afër në ekipin e parë. Mbrojtësi 22vjeçar është një nga pikat më të forta të "Vllaznisë B" dhe trajneri Ervis Kraja shpeshherë ka ngritur zërin duke thënë se ky lojtar e meriton të jetë pjesë e ekipit të parë.

RIKUPERIME­T - Këto ditë ndërprerje dhe moszhvilli­mi i takimit me Lushnjën në këtë mesjavë ka pasur pa dyshim edhe anën e saj pozitive. Nga sa mësohet, të tre lojtarët që mund të rrezikonin përballjen me Lushnjën, nëse ajo do të luhej dje, Ardit Krymi, Olsi Gocaj e Florind Bardulla po shkojnë drejt rikuperimi­t. Kjo është tejet pozitive për trajnerin Gjoka, pasi do të ketë një grup më të plotë lojtarësh. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania