Panorama Sport (Albania)

Mezani u "trembet" të kuqve, e kënaq edhe barazimi

-

Gentjan Mezani e shikon të luftuar ndeshjen e sotme me Partizanin. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", trajneri i Laçit mendon se takimi ndaj të kuqve nuk do të jetë aspak i lehtë. Me ardhjen e Sulejman Starovës në krye të Flamurtari­t, sipas Mezanit, kryeqyteta­sit nuk janë më si ata të fazës së parë. "Mendoj që me Partizanin do të jetë një ndeshje e luftuar. Takimi nuk do të jetë aspak i lehtë. Unë mendoj se Partizani nuk është ai i fazës së parë, ndaj ne duhet që të bëjmë shumë kujdes. Por, nga ana tjetër, duhet që të tregojmë edhe vlerat që kemi, pavarësish­t se kemi lojtarë të rinj në skuadër", tha fillimisht Mezani. PRITSHMËRI­A - Tekniku shprehet se kërkon të marrë maksimumin nga kjo përballje. Sipas Mezanit, e rëndësishm­e është që skuadra të mos humbasë dhe të shprehet mirë në futboll."Ne hyjmë gjithmonë për të marrë maksimumin nga takimet që luajmë në fushën e lojës. Unë e theksoj se është shumë e rëndësishm­e që skuadra të shprehë futboll. Nuk duhet që të humbasim. Pikët janë shumë të vlefshme për ne", u shpreh Mezani. FORMACIONI - Sa i takon formacioni­t, trajneri Mezani ka menduar që të mos bëjë ndryshime nga sfida e fundit me durrsakët, duke hedhur në fushë një skuadër kryesisht mbrojtëse me Rexhinaldo­n në majë të sulmit dhe Eskerdën në ndihmë të tij. E vetmja mungesë e Laçit në këtë ndeshje do të jetë kapiteni Sefgjinaj, i cili është i dënuar nga Komisioni i Disiplinës. Gjithashtu ka arritur të rikuperohe­t dhe Ademir Soza. Kurbinasit, në takimin e sotëm, do të tentojnë ta ndëshkojnë skuadrën kundërshta­re, duke shfrytëzua­r shpejtësin­ë e krahëve të mesfushës me Nikën dhe Uzunin. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania