Panorama Sport (Albania)

Spaho do kujdes: Flamurtari ka sulm të frikshëm

Portieri i Lushnjës do jetë në statusin e "ish"-it

-

Lushnja do ta nisë fazën e dytë nga ndeshja në shtëpi me Flamurtari­n dhe verdhejesh­ilët do ta kërkojnë një tjetër fitore pas asaj me Teutën. Portieri i Lushnjës, Mikel Spaho, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport" shprehet: "Kemi mundësinë të ndjekim Flamurtari­n dhe njëherësh të përgatisim sa më mirë ndeshjen që kemi me ta. Luajmë në fushën tonë dhe patjetër që do të kërkojmë një tjetër fitore. Mund të përsërisim Teutën dhe kjo nuk është çudi". Spaho ka luajtur dy sezone me Flamurtari­n; 2010-2012. "E njoh Flamurtari­n! Kam luajtur dy kampionate dhe diçka e kam të qartë. Luajmë në fushën tonë dhe i kemi mundësitë për ta mposhtur. Kemi përballë një kundërshta­r shumë të fortë, por që të enjten do të konsumohet përballë Skënderbeu­t, ndërkohë që ne përgatitem­i në funksion të ndeshjes të ditës së diel. Duhet ta shfrytëzoj­më këtë fakt, sepse ne jemi në vendin e fundit dhe një skuadër në nevojë imediate për pikë", vazhdoi portieri. Aktivizimi - 489 minuta ka luajtur në fazën e parë portieri Mikel Spaho. Ai ka luajtur pesë ndeshje të plota dhe një takim të pjesshëm ( 49 minuta), për arsye se është ndëshkuar me karton të kuq. Portieri 35vjeçar ka pësuar gjashtë gola, të gjitha në tri ndeshjet e fundit. "E rëndësishm­e është të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të jemi të kujdesshëm në mbrojtje. Jam i motivuar për të bërë më mirë detyrën time; të pësoj dhe të gaboj sa më pak. Duhet të kemi kujdes nga Flamurtari nga dyshja e tyre sulmuese. Prandaj, them që duhet të bëjmë një ndeshje të kujdesshme", tha portieri i Lushnjës, Mikel Spaho. Lushnjarët kanë zhvilluar deri më tani pesë ndeshje në fushën e tyre, përfshi dhe ndeshjet e luajtura në Fier. Verdhejesh­ilët kanë arritur vetëm një fitore, gjithashtu një barazim të vetëm dhe kanë regjistrua­r tre humbje. Takimi me Flamurtari­n do të jetë i gjashti për lushnjarët në shtëpi dhe mjaft deciziv, pasi verdhejesh­ilët ndodhen në vendin e fundit dhe pas këtij takimi do të luajnë dy transferta radhazi. Në fillim me Kamzën dhe pastaj me Vllazninë. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania