Panorama Sport (Albania)

Kukësi, Milinkoviç ndëshkon Allën

Ndryshime në formacion para ndeshjes me Kamzën, çdo dështim shoqërohet me pasoja

- SKERDILAD SULOZEQI

Trajneri Milinkoviç dhe stafi i Kukësit u dhanë fund përgatitje­ve në kuadër të ndeshjes me Kamzën. Fitorja ndaj Kamzës është detyrim, për shkak të garës me Skënderbeu­n, por dhe për shkak të konkurrenc­ës që vetë presidenti Gjici ka pasur me homologun e tij, Xhelal Mziu, në sferën politike. Raporti ndërmjet Gjicit dhe Mziut është mjaft i ftohtë, madje i prishur. Kjo u pa edhe në sfidën që Kukësi fitoi në "Zeqir Ymeri" ndaj Kamzës, ku presidentë­t as nuk u përshëndet­ën e jo më të uleshin krah njëri-tjetrit. PASOJAT

Sakaq, presidenti Gjici ka urdhëruar që secili ta bëjë vetë punën që i takon në mënyrën më serioze të mundshme, pasi në të kundërt do mbajë kosto. Gjithashtu, trajneri Milinkoviç ka "vënë vath në vesh" ato çka presidenti Gjici i la porosi në mbledhjen mbas barazimit në Vlorë. Takim ku u kritikua loja e Albi Allës dhe vendimi i presidenti­t ishte që askush të mos luajë titullar nëse nuk jep atë që duhet, pavarësish­t statusit. NDËSHKIMET Zbatimi i vendimit fillon që nga ndeshja me Kamzën, në të cilën Milinkoviç pritet të veprojë më dorë të hekurt. Nga ajo çka ka provuar dje, kuptohet se të penalizuar­it pritet të jenë dy nga "yjet" e ekipit: Albi Alla dhe Besar Musolli. Allën e zëvendëson Rustem Hoxha, ndërsa rikthehet në pozicionin e tij Ylli Shameti. Fakti që mbrojtja ka pësuar 7 gola në 9 takime, ka bërë që trajneri të ndërhyjë, duke bërë shembuj. Çdo gjë do të bëhet në funksion të ekipit dhe rezultatev­e, pasi është vetë trajneri dhe stafi i tij që rrezikojnë shkarkimin në rast dështimi. Rasti i Musollit është disi më ndryshe, pasi pritet që ai ta nisë jo si titullar ndeshjen duke qenë se prej disa kohësh nuk ka luajtur rregullish­t, për shkak të problemit shëndetëso­r që e mbajti jashtë. Të dy futbollist­ët janë të rëndësishë­m për ekipin, e gjithçka pritet të jetë në favor të tyre. Në këtë ndeshje, grupi është i plotë dhe nuk ka mungesa.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania