Panorama Sport (Albania)

“Ultimatum” nga stafi për tre lojtarë

Merkato e parakohshm­e, 40 ditë afat për Shtubinën, Peposhin dhe Meminin

-

Merkatoja e Kukësit duket se ka filluar para kohe, pasi drejtuesit kanë filluar të zbatojnë planet në bazë të performanc­ave të lojtarëve. E në këtë kuadër, klubi u ka lënë afat lojtarëve deri me datën 20 dhjetor për të treguar veten, pasi tekniku Milinkoviç u ka bërë të ditur drejtuesve se Shtubina, Peposhi dhe Rexhep Memini nuk e kanë bindur. Kjo është arsyeja që drejtuesit t'ua bëjnë me dije dhe zyrtarisht tre futbollist­ëve vendimin e tyre. Këto kohë që kanë mbetur, është rënë dakord mes stafit që t'iu jepet mundësia deri me 20 dhjetor dhe nëse mesfushori dhe dy mbrojtësit nuk tregojnë atë që stafi pret, atëherë ata do të jenë të lirë në merkato për t'u larguar, në të kundërt do qëndrojnë. Stafi teknik ka raportuar se këta tre lojtarë, por dhe disa të tjerë, janë në pikëpyetje sepse nuk po përshtaten me pjesën tjetër të ekipit. Shtubina ka luajtur vetëm 192 minuta në 9 takime me Kukësin, nga të cilat vetëm një ndeshje si titullar dhe pesë të tjera si zëvendësue­s. Shkodrani erdhi me bujë te Kukësi për të zëvendësua­r Kariokën, por akoma nuk ka dhënë atë që pritej, gjithsesi cilësitë e tij nuk diskutohen. Ardit Peposhi akoma nuk e ka bërë "sefte" me Kukësin në kampionat, pasi në 9 javë nuk ka luajtur asnjë minutë. Majtoshit kuksian nuk i është dhënë mundësia të shprehet në fushën e lojës deri tani, përveçse në ndeshje miqësore dhe në ndeshjen e parë në Kupë midis Egnatias dhe Kukësit për disa minuta si zëvendësue­s. E njëjta gjë vlen dhe për 23-vjeçarin durrsak, Rexhep Memini, i cili në kampionat nuk ka luajtur për asnjë minutë, ndërsa numëron 35 minuta ndaj Egnatias në Kupë, në të cilën mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq. Memini ka qenë i vlefshëm për verilindor­ët sezonin që shkoi, ku luajti për 879 minuta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania