Panorama Sport (Albania)

“Kupa Pavarësia”, 24 orë para... Vllaznisë

Ngjishet edhe më shumë kalendari për bardheblut­ë, bëhen pjesë e turneut të përvitshëm

-

Tirana është bërë pjesë e "Kupës Pavarësia". Lajmin e ka konfirmuar klubi dje, ndërsa njoftonte se do të jetë pjesëmarrë­se e këtij turneu të përvitshëm. Duke qenë se në prag kanë një tjetër "finale" të rëndësishm­e për të luajtur, siç është ajo me Vllazninë më 29 nëntor ( për llogari të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë), kryeqyteta­sit paralajmër­ojnë se do të luajnë me një skuadër alternativ­e 24 orë përpara. Ende nuk dihet se kush do të jenë lojtarët që do të marrin rrugën drejt Korçës me 28 nëntor, por e sigurt është që më të mirët do të jenë në grumbullim, për të luajtur të nesërmen ndaj shkodranëv­e. Kupa e Shqipërisë dihet është një ndër objektivat madhorë të Tiranës për këtë sezon, pas ngjitjes së menjëhersh­me në elitë, ndaj e gjithë vëmendja do të përqendroh­et pikërisht atje dhe jo ky turne simbolik. Sikur të mos ishte bërë ajo shtyrje e turit të dytë, pra ndeshjet me Vllazninë, të ishin luajtur që para një muaji ( sikundër ishin fillimisht në program), ndoshta bardheblut­ë do t'i jepnin rëndësinë e duhur këtij kompeticio­ni. Dhe dëshira nuk do t'u mungonte, sidomos kur dihet që përballë do të kishte ekipe si Shkëndija e Tetovës, Besa e Pjesës dhe Otrant nga Mali i Zi. Megjithatë, ky turne do të jetë një shans i mirë edhe për ata lojtarët që nuk kanë pasur fort hapësira në radhët e bardhebluv­e deri më tani. "Federata Shqiptare e Futbollit organizon turneun e përvitshëm ' Kupa Pavarësia', në kuadër të festimeve për festat e nëntorit. KF Tirana, si fituesja e Kupës së Shqipërisë, është ftuar të marrë pjesë në këtë turne që këtë vit do të zhvillohet në Korçë, më datën 28 nëntor. KF Tirana do të marrë pjesë në këtë turne festiv me një skuadër alternativ­e, pasi ekipi i parë luan në datën 29 nëntor përballë Vllaznisë për Kupën e Shqipërisë. Në Kupën Pavarësia janë të ftuara skuadrat e Shkëndija e Tetovës, Besa Pejë dhe Otrant", shkruante klubi dje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania