Panorama Sport (Albania)

Ka ankth për titullarët, Ze Maria bën ‘misteriozi­n’

Synohet kthesa, Turtulli mban peng qendrën e mbrojtjes

- ADELA MEKRO

Që të zbulosh titullarët e Tiranës para një ndeshje nuk është edhe aq e vështirë. Dhe kjo vjen për një motiv të qartë, pasi mungojnë alternativ­at dhe, mbi të gjitha, Ze Maria është i fiksuar pas ekipin fitues. Por kjo gjë vlente vetëm për 6 javët e para, pasi situata ndryshoi me humbjen e parë dhe të vetme deri në këtë fazë. Pas ndalesës me Bylisin, priten ndryshime e para. Dhe kjo u pa dje. Paçka se formacioni gjithnjë ka qenë i "qartë si kristali", ka menduar trajneri brazilian që të bëjë lëmsh grupin, duke i futur në ankth për një fanellë titullari. Edhe pse u provuan disa variante në fushë, 11-shja si përfundim mbeti pezull dje. E sigurt është që trajneri do të bëjë lëvizje kundër Apolonisë, por duket se deri të shtunën ka në plan që të bëjë "misteriozi­n". Kjo është një formë për t'i "shkundur" dhe për t'i kujtuar se askush nuk është i pazëvendës­ueshëm, ndaj u ka kërkuar që të jenë më të motivuar se kurrë në vazhdim.

MUNGESAT - E sigurt është që qendra e mbrojtjes të jetë e para që ta pësojë. Duket disi e vështirë që sërish të luajë Bishaj përkrah Uellsionit, ndërsa ky sektor mbetet pezull prej Marvin Turtullit. Ky i fundit po vazhdon stërvitjen me grupin, megjithatë ende nuk është 100% gati. Lojtari do të kryejë edhe një tjetër rezonancë për të parë gjendjen e problemit muskulor në kofshë dhe, në rast se është në formë, atëherë do të zbresë në fushë, në të kundërt do të humbasë edhe ndeshjen me Apoloninë. Nëse kjo ndodh, mbetet për t'u parë se, sido që të rreshtohet ekipi, pasi mund të ekzistojë mundësia që të ketë një zhvendosje të Hoxhallari­t në qendër dhe krahu i majtë t'i besohet Çelhakës. Sakaq, dje ka munguar edhe Ilion Lika. Portieri i bardhebluv­e nuk ka qenë i pranishëm për motive personale.

 ??  ??
 ??  ?? Jahmir Hyka bashkon Erando Karabecin dhe Elis Bakajn. Mesfushori i kuqezinjve prej ditësh ka lënë Amerikën dhe ndodhet me pushime në Shqipëri, ndaj ka menduar që të takohet me dy nga miqtë e tij më të mirë. Nëse dikur ishin në një ekip, këtë sezon nuk...
Jahmir Hyka bashkon Erando Karabecin dhe Elis Bakajn. Mesfushori i kuqezinjve prej ditësh ka lënë Amerikën dhe ndodhet me pushime në Shqipëri, ndaj ka menduar që të takohet me dy nga miqtë e tij më të mirë. Nëse dikur ishin në një ekip, këtë sezon nuk...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania