Panorama Sport (Albania)

Krasniqi “shkund” Apoloninë: Tirana s'është e pathyeshme

"Kush e besonte se Bylisi do t'i shkaktonte humbje?"

- FATJON NANA

Apolonia do të luajë në kryeqytet këtë fundjavë me shpresën e vazhdimësi­së së ecurisë pozitive në ndeshjet e transfertë­s. Të paktën, nga ajo që ka bërë këtë sezon deri tani jashtë Fierit, ndonëse përballë ka një skuadër me traditë siç është Tirana. Një tregues pozitiv për bardhejesh­ilët është fakti se kanë shënuar në të gjitha ndeshjet e deritanish­me, çka dëshmon se skuadra i ka mëshuar fazës sulmuese dhe ka krijuar lojë e raste shënimi. E kur flitet për vijën e parë, pikë reference e padiskutue­shme mbetet Blerim Krasniqi, futbollist­i që po shndërrohe­t në goleador për fierakët. Ai nuk vuan më "hijen" e Uzunit (të cilit i pati dhuruar pasin e fundit sezonin e kaluar, duke sakrifikua­r dhe veten si shënues) dhe nuk ka "frikë" të marrë përsipër përgjegjës­inë e golit ndaj çdo kundërshta­ri, në çdo situatë e në çdo stadium. Një sezon ky i sivjetshmi, ku Krasniqi po dëshmon se është rritur ndjeshëm në planin futbollist­ik: ka shënuar 6 nga 11 gola të Apolonisë në total e jo më kot është në fokusin e shumë skuadrave të Superiores, që kanë janë në gjurmët e shtatlarti­t kavajas që luan te Apolonia.

DEKLARATA - Në një prononcim për "Panorama Sport", 21-vjeçari ka besim te një surprizë në kryeqytet dhe i bën thirrje skuadrës që të mos e shohin këtë përballje si një mision të pamundur. "Respekt Tiranës! - thotë sulmuesi. - Po përmende këtë emër, të kalon para syve gjithë historiku i futbollit shqiptar. Duket gati si një përrallë fakti që ata luajnë në Kategorinë e Parë. Por,

ky është realiteti e këtë javë janë kundërshta­rët tanë. E kam ndjekur me interes atmosferën e kësaj ndeshjeje gjatë këtyre ditëve dhe më duket sikur ka njëfarë frike nga ana jonë, gati- gati po vetëdeklar­ohemi inferiorë e humbës pa e filluar lojën.

Shikoni, duhet ta flakim këtë ndjesi dëmtuese dhe le të marrim model frymëzimi Bylisin: para ndeshjes, a e mendoi kush se Tirana do humbiste me ta? Edhe Apolonia mund ta bëjë dhe për këtë duhet besim në vetvete. Besoj se do të shënojmë edhe në këtë ndeshje dhe pak rëndësi ka autori. Patjetër që e synoj golin personal sepse t'i shënosh Tiranës, është kënaqësi e veçantë, por mua më intereson më shumë rezultati i Apolonisë se sa një gol personal thjesht për statistikë e që nuk do i shërbente skuadrës", ka mbyllur Krasniqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania