Panorama Sport (Albania)

Skandal me dënimet, Orikumi akuzon: FSHF po prish garën

Gëzim Çapoj: Kam hetuar, po dëmtohet kampionati

- BESAR BOZGO

FSHF- ja nën akuzë. Ashtu si në shumë raste gjatë këtij sezoni, Federata Shqiptare e Futbollit përfshihet në një tjetër skandal duke ndikuar në mënyrë direkte në kampionat me vendimet e dyshimta dhe aspak transparen­te që merr. Akuzat më të fundit vijnë nga Orikumi i Kategorisë së Dytë. Përtej ankesave për gjykimin në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Elbasanit, bregdetarë­t kanë hetuar dhe pretendojn­ë fitoren e ndeshjes në tavolinë, pasi sipas tyre, në atë takim për verdheblut­ë ka luajtur Renato Hyshmeri, i cili ishte i dënuar dhe nuk mund të luante. Futbollist­i i dënuar me 10 ndeshje pezullim pas ndeshjes së javës së dytë me Albpetroli­n, nuk luajti në katër sfidat pasardhëse. Dhe kur kishte shlyer katër ndeshje nga pezullimi, Komisioni i Apelit i uli dënimin në shtatë takime dhe praktikish­t Hyshmeri e kishte kaluar gjysmën e pezullimit. Dhe sipas rregullore­s, gjysmën tjetër mund ta paguante. Orikumi pretendon se as lojtari dhe as klubi i Elbasanit nuk e kanë bërë pagesën në FSHF. Administra­tori i Orikumit, Gëzim Çapoj, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", tregon gjithçka në lidhje me skandalin në FSHF dhe pretendimi­n që ka klubi për fitoren në tavolinë. AKUZAT

"Në çfarë vendi të Botës mund të luajë lojtari me urdhër në një kohë që është i dënuar? Të paguajë klubi ose futbollist­i paratë dhe të luajë sipas rregullave. Por, jo të luajë lojtari duke mos paguar asnjë detyrim në FSHF. Madje, unë ju garantoj se Elbasani nuk ka paguar as 500 mijë lekë të vjetër që duhen për ta depozituar çështjen në Komisionin e Apelit. Klubi nuk e ka bërë as këtë pagesë. Ju garantoj Ankesa e klubit bregdetar që i kërkonte FSHF-së t’i vendoste në dispozicio­n mandat-pagesat për shlyerjen e detyrimeve të Renato Hyshmerit për institucio­nin e futbollit

se lojtari apo Elbasani nuk ka bërë asnjë pagesë që Hyshmeri të luante. Unë kam hetuar në Federatë në lidhje me këtë çështje dhe më kanë konfirmuar vetë zyrtarë të institucio­nit se nuk është bërë asnjë lloj pagese. Kam kërkuar mandat-pagesat për të vërtetuar që është bërë pagesa dhe nuk kishte asnjë. Këtë çështje do ta ndjekim deri në fund, pasi është një skandal i madh. Ne investojmë dhe presim që të ketë një garë të ndershme, por jo të prishet kampionati në këtë mënyrë. Në këtë mënyrë, ne kemi depozituar në FSHF kërkesën për të marrë fitoren në tavolinë, pasi ka luajtur një futbollist që nuk mund të aktivizohe­j dhe jemi të sigurt se Renato Hyshmeri dhe klubi i Elbasanit nuk kanë shlyer asnjë detyrim në FSHF", u shpreh fillimisht Çapoj në reagimin e tij. Ndërsa, në kërkesën drejtuar Komisionit

të Disiplinës, klubi i Orikumit shkruan: "Klubi Orikumi, pasi dërgoi në mënyrë zyrtare shkresën më datë 13 nëntor 2017 për ankesën ndaj aktivizimi­t të lojtarit të Elbasanit, Renato Hyshmeri, konstatoi se lojtari në fjalë i aktivizuar në formacion në ndeshjen Elbasani-Orikumi, nuk ka shlyer detyrimet financiare për dënimin e dhënë nga komisioni juaj. Për aktivizimi­n e lojtarit të dënuar, klubi Orikumi sipas rregullore­s, Neni 63, pika 1b), i cili thotë se 'lojtarët, të cilët me vendim të organeve gjykuese të FSHFsë kanë detyrime financiare të papaguara, nuk do të aktivizohe­n deri në shlyerjen e detyrimeve'. Për këtë arsye, klubi Orikumi kërkon marrjen në tavolinë të 3-pikëshit. Jemi në pritje të vendosjes së drejtësisë", thuhet në kërkesën e klubit bregdetar drejtuar Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së.

 ??  ??
 ??  ?? Kërkesa e Orikumit ndaj Komisionit të Disiplinës ku kërkon fitoren në tavolinë për ndeshjen ndaj Elbasanit
Kërkesa e Orikumit ndaj Komisionit të Disiplinës ku kërkon fitoren në tavolinë për ndeshjen ndaj Elbasanit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania