Panorama Sport (Albania)

“Federbet”: Lëvizën bastet, kuotat ishin të çuditshme

-

Pas ekipeve të Superiores, në lupën e "Federbetit" përfundon edhe Kombëtarja shqiptare. Dy ditë më parë u luajt miqësorja mes Gjeorgjisë U-20 dhe Shqipërisë U-20, e cila përfundoi 3-0 në favor të gjeorgjian­ëve. Kompania që merret me analizën dhe vëzhgimin e koeficient­eve të basteve konfirmoi për "Panorama Sport" se ka pasur luhatje shumë të çuditshme të koeficient­eve, të cilat i referohesh­in më shumë bastit 3+. Në një intervistë për gazetën, sekretari i përgjithsh­ëm i "Federbet", Françesko Baranka, konfirmoi këto luhatje, por u tregua i kujdesshëm duke thënë se nuk akuzon askënd. Ai këmbënguli se lojtarët që luajnë janë thjesht viktima. "Në këtë ndeshje ka pasur disa lëvizje të çuditshme të kuotave të basteve. Këtë mund ta konfirmoj për ju". Hetim në vazhdimësi nga "Federbet"? "Këtë nuk mund ta them sepse nuk varet nga ne. Ne thjesht evidentojm­ë faktet dhe japim sinjale kur ndodhin këto gjëra. Por, nuk varet nga ne për të bërë hetime. Ne thjesht japim sinjale, por mbi të gjitha nuk akuzojmë asnjë. Thjesht po them se ka pasur disa luhatje të çuditshme të koeficient­eve të basteve për shënimin e 3 golave në këtë ndeshje. Por, nuk përfundon këtu, pasi kur ndeshja ishte 3-0 pati luhatje edhe për shënimin e golit të katërt. Por, kjo gjë nuk ndodhi më vonë. Jemi duke folur për gjëra shumë të çuditshme. Më të çuditshme se sa luhatjet normale që ndodhin në baste. Fëmijët që luajnë janë vetëm viktima të kësaj që ndodh. Një lojtar që nuk ka mbushur 20 vjeç, nuk e ka mendjen për të tilla gjëra", deklaroi Baranka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania